Lajme Zone
Arratisja spektakolare e Alket Rizait: Sinjal policie dhe altoparlant për t’i shpëtuar kontrolleve
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arratisja spektakolare e Alket Rizait: Sinjal policie dhe altoparlant për t’i shpëtuar kontrolleve

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e Alket Rizait në Greqi, i cili u zhduk në muajin shtator pasi kishte përfituar leje disa ditore nga burgu i Domokosit.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e Alket Rizait në Greqi, i cili u zhduk në muajin shtator pasi kishte përfituar leje disa ditore nga burgu i Domokosit.

Sipas raportimeve të mediave greke, autoritetet dyshojnë se Rizai mund të jetë larguar në drejtim të Shqipërisë ose Kosovës, ndërsa mënyra se si është realizuar arratisja vijon të jetë objekt hetimi.

Një prej dëshmitarëve ka dhënë detaje që hedhin dritë mbi lëvizjet e tij pas incidentit me armë në Anavisos. Sipas dëshmisë, gjatë largimit dyshohet se është përdorur një sinjalizues policie, ndërsa një person që ndodhej në automjet ka komunikuar përmes një altoparlanti.

Mediat greke, duke iu referuar dëshmive të mbledhura pas ngjarjes, raportojnë se një shofer që po udhëtonte pranë zonës ku ndodhi përplasja me armë vuri re një automjet që po lëvizte pas tij me një sinjal të aktivizuar, të ngjashëm me ato që përdoren nga automjetet e policisë greke pa shenja dalluese. Sipas tij, një prej personave në makinë përdori gjithashtu një altoparlant për t’i komunikuar.

Si nisi incidenti me armë në Anavisos

Ngjarja që parapriu zhdukjen e Rizait ndodhi pranë një beach bar-i në Anavisos, në muajin shtator, pak kohë pasi ai kishte marrë leje nga burgu.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat greke, gjithçka nisi pas ndërprerjes së muzikës në lokal për shkak të orarit të vonë.

Rizai ndodhej brenda beach bar-it së bashku me personat që e shoqëronin, por më pas grupi doli jashtë. Ai dyshohet se u drejtua drejt automjetit të tij dhe, së bashku me disa persona të tjerë, vendosi muzikë me volum të lartë.

Kjo shkaktoi reagimin e pronarit të lokalit, i cili doli jashtë për t’u kërkuar të ulnin zërin. Situata u tensionua dhe mes palëve nisi një debat, ndërsa klientë dhe punonjës të lokalit dolën jashtë për të parë se çfarë po ndodhte.

Debati dyshohet se përshkallëzoi më tej, pasi Rizai nxori një armë. Ngjarja vijoi me të shtëna armësh, duke alarmuar personat që ndodheshin në zonë.

Pas incidentit, Rizai u largua dhe më pas humbi gjurmët, duke bërë që autoritetet greke të nisin kërkimet për lokalizimin e tij.