Lufta ndaj krimit e pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
Ambasada Amerikane njofton se autoritetet ligjzbatuese të SHBA-së po bashkëpunojnë me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Ambasada Amerikane njofton se autoritetet ligjzbatuese të SHBA-së po bashkëpunojnë me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në kuadër të një programi të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit, ekspertë të IRS-së trajnuan zyrtarët rajonalë mbi përdorimin e hetimeve financiare për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të mbledhur prova dhe për të sekuestruar pasuri të përfituara në mënyrë kriminale.
Sipas deklaratës, ky bashkëpunim forcon sigurinë e vendeve të rajonit dhe ndihmon në parandalimin e kërcënimeve ndaj SHBA-së.
Postimi i plotë: Autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara po punojnë me autoritetet ligjzbatuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.
Në një program të udhëhequr nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe i financuar nga Byroja Kundër Terrorizmit e Departamentit të Shtetit, zyrtarë nga Hetimi Kriminal i IRS-së shpjeguan se si të përdoren mjetet e hetimit financiar për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të siguruar prova për ndjekje penale dhe për të sekuestruar fitimet e përfituara në mënyrë të paligjshme.
Kjo jo vetëm që ndihmon dhe të garantojnë sigurinë e tyre, por gjithashtu forcon aftësinë e tyre për të ndaluar grupe të rrezikshme përpara se ato të fuqizohen dhe të shënjestrojnë Shtetet e Bashkuara. Top Channel
