Për herë të parë, Tirana bëhet pritëse e një prej takimeve më të rëndësishme të strukturave ligjzbatuese me më shumë se 235 përfaqësues të FBI-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.
Ministri I Brendshëm Ervin Demo, kreu i SPAK Klodian Braho sollën në vëmendje rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar
“Rritja e kapaciteteve tona është prioritet. Dixhitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet. Gjatë pesë viteve të fundit numri i skuadrave të përbashkëta hetimore është pesëfishuar. Vetëm gjatë vitit të kaluar Policia e Shtetit zhvilloi mbi 100 operacione të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë”, tha Ervin Demo. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Bashkëpunimi ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjelltas”, tha Klodian Braho.
Për drejtuesin e Policisë së Shtetit, lufta ndaj grupeve kriminale nuk mund të ndalet në kufijtë e një vendi.
“Informacioni shkëmbehet në kohë, ekspertiza dhe besimi midis agjencive përbëjnë diferencën në identifikimin e një krimi apo çmontimin e krimit ndërkombëtar. S’mund ta përballojmë këtë kërcënim të vetëm, duhet të ndajmë informacionin. Përballë krimit të organizuar kemi sfidë të përbashkët”, u shpreh Skënder Hita.
Konferenca, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, bashkon në Tiranë përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, duke e kthyer kryeqytetin në një pikë takimi për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave në luftën kundër krimit ndërkufitar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ervin Demofbiklodian braholufta kundër krimitSkënder HitaSPAK
