Lufta/ Izrael dhe SHBA sulme të reja në Qom dhe Kharg! Pasdaran: Mos i kaloni vijat e kuqe, do të sulmojmë përtej Lindjes së Mesme
Garda Revolucionare e Iranit kërcënojnë se do të sulmojnë përtej Lindjes së mesme nëse SHBA-të kalon vijat e kuqe. Lideri suprem i Iranit sipas The Times është në gjendje të rëndë shëndetësore.

{ resize = resize.join(','); { if (newFontSize = 10) { + 'px'); } return false; }); });
} { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(1.2);
}); { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(0.8);
});
}); Izraeli dhe SHBA-të kanë vijuar sulmet e tyre edhe këtë të martë. Sipas mediave iranianie sulmet ajrore goditën aeroportet kryesore dhe disa vende në të gjithë Iranin verior dhe perëndimor. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Teheran në qytetin qendror të Qomit dhe në ishullin Kharg, sipas raportimeve të medias. Në mes të marsit, ushtria amerikane kishte kryer tashmë sulme ajrore në këtë ishull, nga ku kalon 90% e eksportit të naftës së Iranit. Ndërkohë Pasdarani ka paralajmëruar vendet fqinje se "periudha e moderimit ka mbaruar" dhe do të godasë infrastrukturën e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ndërprerë furnizimet e rajonit me naftë dhe gaz për vite me radhë. LEXO EDHE:‘Do t’iu çoj në burg’, Donald Trump kërcënon gazetarët: Do ta gjejmë atë që nxorri lajmin për pilotin amerikan viewportOffset = viewport - imgHeight; // distance = distance + 140; { // distance2 = distance2 + 140; }); "Nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigjja jonë do të shtrihet përtej rajonit. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi iniciatorët e sulmeve kundër objektivave civile, por nuk do të hezitojmë të hakmerremi kundër sulmeve frikacake ndaj infrastrukturës civile", paralajmëroi IRGC. Media britanike 'The Times' thotë se gjendja shëndetësore e liderit suprem të I ranit Mojtaba Khamenei është e rënduar. Gazeta citon një memorandum diplomatik të bazuar në vlerësimet e inteligjencës izraelite dhe amerikane, sipas të cilit Khamenei është në gjendje pavetëdije dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qomit. Sipas memorandumit, ai është pa ndjenja dhe “në një gjendje që nuk i lejon të marrë pjesë në asnjë proces vendimmarrës të regjimit”. Lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:51 Sulm në urën hekurudhore në Iran, dy të vdekur dhe tre të plagosur Dy persona u vranë në një sulm amerikano-izraelit në një urë hekurudhore në qytetin qendror iranian të Kashanit , tha një zyrtar rajonal për mediat shtetërore."Pak minuta më parë, sulmuesi amerikano-sionist sulmoi urën hekurudhore Yahya Abad në qytetin e Kashanit. Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në këtë sulm ", tha Akbar Salehi, një zyrtar i lartë rajonal i sigurisë në provincën Isfahan. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:42 Teherani godet me raketa anijen izraelite në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe Irani mori përgjegjësinë për goditjen e një anijeje izraelite në portin e Khor Fakkan në Emiratet e Bashkuara Arabe."Një anije kontejnerësh që i përkiste regjimit izraelit, e cila supozohej t'i dorëzonte regjimit pajisjet e nevojshme ushtarake nga toka duke përdorur portin e Khor Fakkan në Emiratet e Bashkuara Arabe pa kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, u shënjestrua saktësisht nga ushtarët e Shtetit Islamik gjatë një operacioni dhe një sulmi me raketa", raportuan mediat iraniane në një deklaratë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:37 Prodhohej acid nitrik për raketat balistike, Izraeli sulmon kompleksin e tretë petrokimik në Iran Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur një kompleks të tretë petrokimik në Iran.Sipas tyre, goditja u bë në fabrikën e vendosur në Shiraz, në jugperëndim të Iranit.IDF njofton se bëhet fjalë për një objekt që prodhonte acid nitrik, i cili përdoret në prodhimin e raketave balistike.Ata shtojnë se kjo goditje e tretë vjen pas dy sulmeve të së hënës mbi komplekse të tjera petrokimike. Këto ishin në fabrikën petrokimike South Pars në Asaluyeh, në jug të Iranit, dhe në kompleksin petrokimik Marvdasht në provincën Fars. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:47 ‘Paralajmërim urgjent’, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u kërkon iranianëve të mos udhëtojnë me tren Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po paralajmërojnë njerëzit në Iran që sot të mos përdorin trenin.Në një postim të shpërndarë në llogarinë e saj ushtarake në rrjetet sociale, IDF u thotë njerëzve në Iran se “për shkak të sigurisë suaj” të “përmbahen nga përdorimi dhe udhëtimi me tren” në të gjithë vendin “deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit”.Njoftimi shton se “prania në tren dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”.Kjo vjen ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënon të godasë objektiva të infrastrukturës civile në mbarë Iranin, nëse regjimi refuzon të lejojë kalim të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit deri në mbrëmjen e së martës.Ushtria izraelite gjithashtu tha se gjatë natës ka kryer një valë sulmesh ajrore që synonin “infrastrukturën në Teheran” të lidhur me regjimin dhe ka vrarë persona që tha se ishin anëtarë të Hezbollahut.Gjithashtu tha se kishte shkatërruar raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:45 ‘Formoni zinxhirë njerëzorë rreth centraleve elektrike’, apeli i Teheranit për të rinjtë “Të rinjtë të formojnë ‘zinxhirë’ rreth centraleve elektrike të vendit”, është apeli i Alireza Rahimi, sekretar i Këshillit të Lartë për Rininë dhe Adoleshencën, pas kërcënimeve për sulme të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara.Apeli, gjatë një video-thirrjeje, iu drejtuar “të gjithë të rinjve, sportistëve, artistëve, studentëve dhe studentëve universitarë, si dhe profesorëve të tyre”, që të mblidhen të martën në orën 14:00 rreth centraleve elektrike, të cilat janë pasuria jonë kombëtare dhe kapitali ynë; pavarësisht çdo shijeje ose opinion politik, ato i përkasin së ardhmes së Iranit dhe të rinjve iranianë.” P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:38 The Times: Mojtaba Khamenei i pavetëdijshëm dhe në gjendje të rëndë, nuk merr dot pjesë në asnjë vendimmarrje Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei ndodhet në gjendje të pavetëdijshme dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qomit, raporton The Times.Khamenei është pa ndjenja dhe “në gjendje të rëndë që nuk i lejon të marrë pjesë në asnjë proces vendimmarrës të regjimit”, thuhet në memorandumin e inteligjencës izraelite dhe amerikane.Agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane kishin qenë prej kohësh në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, vijon raportimi. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Izrael SHBA lindje e mesme lufta në Iran Mojtaba Khamenei Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Komente Piro: 07/04/2026 11:56 Kërkesa për të formuar zinxhir njerëzor rreth centraleve elektrik tregon se Irani nuk i mbron dot ato. Ç'kuptim ka vazhdimi luftës? Përgjigju gimi: 07/04/2026 08:31 PO KESHTU THA USA PER VIETNAMIN DO E SHKATARROJME..POR IKEN ME BISHT NDER SHALE...LATEE NE VIETNAM 50.000 TE VRARE.... Përgjigju { { str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += '{'; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += 'if(emri.length >= 3 && komenti.length >=2){'; str += 'add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id);'; str += ''; str += '}else{'; str += '.find(".reply_emri").css("border","1px solid #f00");'; str += '.find(".reply_komenti").css("border","1px solid #f00");'; str += '}'; str += '});'; str += ''; .after(str);
}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }
}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }
}); { }); { }); }); , else { } setTimeout(function() { }, 5000); }
}); } Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po 13.5% Jo 78.7% Nuk kam mendim 7.8% Vota total: 2828 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21 Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po Jo Nuk kam mendim ul li {
margin-bottom: 10px;
position: inherit; } Lajme të tjera Sulm në urën hekurudhore në Iran, dy të vdekur dhe tre të plagosur 7 Prill, 13:51 Teherani godet me raketa anijen izraelite në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe 7 Prill, 12:42 Prodhohej acid nitrik për raketat balistike, Izraeli sulmon kompleksin e tretë petrokimik në Iran 7 Prill, 09:37 Lufta në Iran/ Trump fyerje të pakufizuara midis lepujve gjigantë të Pashkëve! ‘Çmenduri e pakontrolluar’ apo një llogaritje cinike e parapërgatitur mirë? Matteo Persivale 7 Prill, 09:02 The Times: Mojtaba Khamenei i pavetëdijshëm dhe në gjendje të rëndë, nuk merr dot pjesë në asnjë vendimmarrje 7 Prill, 08:38 Presidenti Trump: SHBA plan për të shkatërruar të gjitha urat dhe termocentralet e Iranit brenda katër orësh 6 Prill, 22:20 Shefi i Pentagonit paralajmëron: Sot sulmojmë më fuqishëm se kurrë Iranin! Udhëheqësit në Teheran të tregohen të mençur, Trump s’po bën shaka 6 Prill, 21:06 Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Leonard Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse 'Hormuzi' nuk hapet, BE gati për masa drastike si me Covid-19 6 Prill, 20:43 Trump: Mbi 170 mjete ajrore të përfshira në shpëtimin e 2 pilotëve amerikanë në Iran 6 Prill, 19:26 Irani refuzoi armëpushimin 45 ditor me SHBA-në, reagon Khamenei: Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë tonë 6 Prill, 19:10 Thoma Gëllçi: Për kë duhet të votojnë shqiptarët? Thoma Gëllçi 6 Prill, 18:27 Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm 6 Prill, 17:32 /* Apply other styles to .list-item as needed */
