Lajme Zone
Lufta hibride e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin
PolitikëPamfleti

Lufta hibride e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin

Më pas erdhi historia e gjashtë dronëve, katër prej tyre të pajisur me eksploziv dhe dy të tjerë të vendosur më lart për të filmuar sulmin mbi “Kopshtin e Edenit” të Edi Ramës. Në këtë pikë, versioni mori trajta komike.

Foto Pamfleti / Nga studenti i paraqitur si terrorist te gjashtë dronët fantazmë, mazhoranca prodhon armiq dhe komplote për të fshehur krizën e për të mbajtur pushtetin... Rasti i studentit të Mjekësisë, të cilin Edi Rama e paraqiti si një terrorist të frikshëm, por që në fund rezultoi një djalë i kapur një vit më parë me pak hashash në xhep, çau tollumbacen e propagandës me të cilën mazhoranca po fryn tezën e një komploti botëror.

Më pas erdhi historia e gjashtë dronëve, katër prej tyre të pajisur me eksploziv dhe dy të tjerë të vendosur më lart për të filmuar sulmin mbi “Kopshtin e Edenit” të Edi Ramës. Në këtë pikë, versioni mori trajta komike.

Mediat pranë qeverisë e frynë historinë edhe më shumë se vetë kryeministri, i cili fillimisht foli vetëm për një dron. Nëse çështja do të kishte përmasat që i dhanë këto media, atëherë do të duhej të reagonin institucionet e sigurisë dhe strukturat e NATO-s.

Këtë kemi parë në rastet e vendeve baltike, të Polonisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, ku NATO ka reaguar publikisht kur dronët kanë cenuar hapësirën ajrore të vendeve anëtare.

Një dron që mbërrin nga jashtë në Shqipëri duhet të përshkojë hapësirën ajrore të vendeve fqinje anëtare të NATO-s, ose territore ku Aleanca ka prani ushtarake, si Kosova.

Kështu, mbeten vetëm disa mundësi. Ose sulmi me dron nuk ka ekzistuar dhe shërben si prodhim propagandistik, ose dikush ka inskenuar një kërcënim, ose një dron i zakonshëm ka tentuar të filmojë Kryeministrinë, siç bëjnë edhe mediat gjatë protestave.

Mungesa e një reagimi publik nga NATO për një sulm me dronë ndaj një vendi anëtar përbën faktin më të rëndësishëm në këtë histori. Ky detaj e dobëson rëndë versionin që përhapën mediat pranë qeverisë, madje e çon më larg se deklarata fillestare e Edi Ramës.

Këtu shfaqet paradoksi. Mazhoranca po zhvillon një luftë hibride propagandistike kundër asaj që vetë e quan luftë hibride.

Edi Rama kërkon t’i bindë mbështetësit e tij se qeveria po përballet me një komplot ndërkombëtar dhe me një rrjet agjenturash të huaja. Ai e përdor këtë narrativë për të ruajtur pushtetin, duke prodhuar një varg armiqsh të jashtëm sa herë që kriza brenda vendit thellohet.

Nëse një dron kamikaz ka hyrë në territorin shqiptar, qeveria duhet të tregojë nga erdhi, cilën hapësirë ajrore përshkoi, si u diktua dhe si u neutralizua. Këto nuk janë hollësi që mund t’i zëvendësojë propaganda televizive.

Gjatë këtyre viteve, propaganda e ka mbytur të vërtetën, zhurma e ka zëvendësuar transparencën dhe pushteti ka përdorur çdo histori për të fshehur përgjegjësinë e vet./Pamfletilufta hibride edi rama pushteti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Sistemi Rama” nën rrethim: Të rinjtë, dhuna policore dhe revolta që po përshkallëzohet... 24 Tetor 2026, 09:3209:32Politike Sot protestë kombëtare, Rama bën sërish ftesën për dialog me sofër guri 24 Tetor 2026, 08:2608:26Politike Evropa në valë protestash, Shqipëria mes tri vendeve më të rrezikuara 23 Tetor 2026, 21:1021:10Politike Jo vetëm dorëheqjen e Ramës, Dash Shehi kërkon të zhbëhet edhe marrëveshja Berisha-Rama 23 Tetor 2026, 20:4220:42Politike Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër Ramës 23 Tetor 2026, 19:0319:03Politike Pas takimit me Ambasadorin e SHBA, deputeti Oerd Bylykbashi i jep 10 “shuplaka” të forta Sali Berishës 23 Tetor 2026, 18:3318:33Politike