Lajme Zone
Lufta finale: Pse njerëzit e Edi Ramës thonë se Altin Dumani kërkon ‘kokën’ e kryeministrit?
PolitikëPamfleti

Lufta finale: Pse njerëzit e Edi Ramës thonë se Altin Dumani kërkon ‘kokën’ e kryeministrit?

Jemi në kulmin e një përplasjeje që mund të rezultojë përfundimtare. Ajo nuk lidhet vetëm me betejën ndërmjet qeverisë së Edi Ramës dhe drejtësisë. Brenda saj mund të jetë duke lindur rivali dhe, sipas disa gjasave, pasardhësi politik i kryeministrit.

Edi Rama / Sulmi i koordinuar ndaj kreut të SPAK-ut po e zhvendos përplasjen nga drejtësia në politikë; Shqipëria mund të jetë përpara një skenari të ngjashëm me atë të Antonio Di Pietros në Itali... Deklarata ‘bombë’ e një zëri mediatik pranë Edi Ramës, sipas të cilit Altin Dumani ka vënë në shënjestër kryeministrin për ta arrestuar, nuk përbën ndonjë surprizë.

Jemi në kulmin e një përplasjeje që mund të rezultojë përfundimtare. Ajo nuk lidhet vetëm me betejën ndërmjet qeverisë së Edi Ramës dhe drejtësisë. Brenda saj mund të jetë duke lindur rivali dhe, sipas disa gjasave, pasardhësi politik i kryeministrit.

Rama sapo ka nisur ta sulmojë fort Dumanin. Ky sulm pritet të ashpërsohet pas kthimit të kryeministrit në Tiranë dhe mund të hapë një stinë të re politike. Altin Dumani po shfaqet si alteregoja e kreut aktual të qeverisë.

Dumani duket se po afrohet drejt politikës, i mbështetur nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare, kryesisht europiane. Ai renditet ndër figurat me popullaritetin më të lartë në vend dhe prej kohësh e vëzhgojnë me kujdes kancelaritë që ndjekin zhvillimet në Shqipëri.

Këto qarqe kërkojnë një rotacion të kontrollueshëm dhe duan ta njohin paraprakisht figurën që mund të marrë drejtimin e vendit.

Gjithçka ngjan me një operacion laboratorik të hartuar në kancelaritë europiane. Edi Rama, ndërkohë, i ka përgatitur prokurorit të SPAK-ut një kundërofensivë të fortë. Pikërisht kjo përplasje mund ta prodhojë metamorfozën e Dumanit nga prokuror në politikan.

Rasti i Vlora Hysenit pritet të kthehet në pikën kryesore të kundërofensivës politike të Ramës pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, në Tiranë ka mbërritur edhe ambasadori i ri amerikan, Erik Wendt.

Sinjalet vijnë nga zërat mediatikë pranë mazhorancës, të cilët pothuajse në kor po kërkojnë ‘kokën’ e Altin Dumanit. Disa kërkojnë masa disiplinore, të tjerë ndjekje penale për shpërdorim detyre. Një zë tjetër ka kërkuar edhe arrestimin e tij.

Këto sulme duken si pjesë e një plani që mund të përcaktojë zhvillimin e ardhshëm politik në Shqipëri. Mundësia që Altin Dumani të hyjë në politikë po bëhet gjithnjë e më e dukshme, pikërisht si pasojë e përplasjes që sapo ka nisur.

Rasti ngjan fort me historinë e Antonio Di Pietros në Itali.

Di Pietro ishte një nga prokurorët simbol të operacionit “Mani Pulite”. Sulmet politike dhe mediatike ndaj tij e shtynë drejt një roli publik gjithnjë e më të fortë. Pas largimit nga magjistratura, ai hyri në politikë, shërbeu si ministër në qeverinë e Romano Prodit dhe më pas drejtoi partinë “Italia dei Valori”, pjesë e spektrit të qendrës së majtë.

A po shkon Shqipëria drejt të njëjtit skenar?

Gjasat ekzistojnë. Intensiteti dhe koordinimi i sulmeve ndaj Dumanit tregojnë se përplasja ka dalë nga kufijtë e drejtësisë dhe po merr përmasë politike. Mbetet për t’u kuptuar nëse ky zhvillim ka edhe miratimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe nëse Altin Dumani po përgatitet realisht për betejën që fillon pasi të largohet nga SPAK-u./Pamfletilufta finale altin dumani edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Skandali i SHISH, Salianji tregon si ndërhyhej në TIMS për llogari të Agasit e Beqirit 26 Shtator 2026, 10:0410:04Politike SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën 26 Shtator 2026, 08:1508:15Politike Rama pritet me vezë në Nju Jork, mediat greke i bëjnë jehonë protestës së shqiptarëve 25 Shtator 2026, 21:0721:07Politike Fantazma e "algoritmit" ndjek Ramën deri në OKB, Kryeministri: Revolucioni "Flamingo” u ushqye nga një narrativë e sajuar 25 Shtator 2026, 20:2020:20Politike “Koha për dorëheqje ka përfunduar”, aktivisti ashpërson thirrjen: Rama do ta mbyllë karrierën politike në pranga 25 Shtator 2026, 20:2120:21Politike Rama në OKB paralajmëron për rrezikun e Inteligjencës Artificiale: Mund të bindë njerëzit e gabuar dhe të prodhojë miliarda gënjeshtra 25 Shtator 2026, 19:4119:41Politike