Lajme Zone
Lufta/ Anija në Hormuz goditet nga një predhë, Trump kërcënon Omanin me bombardime! Kushner: Çarmatimi i Hamasit do të fillojë brenda një muaji
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Anija në Hormuz goditet nga një predhë, Trump kërcënon Omanin me bombardime! Kushner: Çarmatimi i Hamasit do të fillojë brenda një muaji

Në Ngushticën e Hormuzit, një anije u godit nga një predhë, duke plagosur një anëtar të ekuipazhit. Irani deklaron se është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake për të thyer bllokadën amerikane nëse përpjekjet diplomatike dështojnë. Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Omanin me bombardime nëse bëhet pengesë për negociatat dhe rihapjen e Hormuzit. LEXO edhe...Shpërthime në Dubai, aktivizohet m

Në Ngushticën e Hormuzit, një anije u godit nga një predhë, duke plagosur një anëtar të ekuipazhit. Irani deklaron se është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake për të thyer bllokadën amerikane nëse përpjekjet diplomatike dështojnë. Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Omanin me bombardime nëse bëhet pengesë për negociatat dhe rihapjen e Hormuzit. LEXO edhe...Shpërthime në Dubai, aktivizohet mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe Jared Kushner deklaroi se komunikimi mes Uashingtonit dhe Teheranit është më intensiv se kurrë, edhe pse një marrëveshje përfundimtare duket ende larg. Administrata Trump kërkon që Irani të heqë dorë nga aftësia për të zhvilluar armë bërthamore dhe nga mbështetja financiare për grupet e armatosura në rajon. Në Gaza, përpjekjet amerikane për të zbatuar planin e paqes hasën në kundërshtimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Pas një takimi disaorësh me Kushnerin, Netanyahu këmbënguli se çarmatimi i Hamasit duhet të vijë përpara tërheqjes së plotë të ushtrisë izraelite dhe rindërtimit të Gazës. Kushner, nga ana tjetër, tha se procesi i çarmatimit mund të nisë brenda një muaji dhe se një gjeneral amerikan do të mbikëqyrë verifikimin e tij. Ndërkohë, situata humanitare dhe e sigurisë mbetet e rëndë. Në Bregun Perëndimor, OKB-ja raportoi se disa familje palestineze në Qusra vazhdojnë të jenë të rrethuara nga ushtarë dhe kolonë izraelitë. Ndërsa në Libanin jugor u raportuan gjithashtu bombardime dhe të shtëna izraelite. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Trumpit të vazhdojë negociatat me Iranin dhe të favorizojë diplomacinë. Ndërkohë, kanale të fshehta komunikimi mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë ndërmjetësimin përmes zyrtarëve kurdë, sipas mediave ndërkombëtare po përdoren për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Ora 17:56 Shpërthime në Dubai, aktivizohet mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe Ditën e sotme në Dubai janë dëgjuar disa shpërthime.Ministria e Brendshme njoftoi se mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe është aktivizuar për t'iu përgjigjur një kërcënimi me raketa.Autoriteti Kombëtar i Emergjencave, Krizave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive u bëri thirrje banorëve të "qëndrojnë në një vend të sigurt dhe të ndjekin njoftimet" dhe paralajmërimet e lëshuara përmes kanaleve zyrtare. Share Ora 17:33 ‘Hormuzi, territor i ri i SHBA’- Irani i përgjigjet Trumpit: Ne do t'i korrigjojmë iluzionet e këtij njeriu të mashtruar! Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, iu përgjigj postimit të një imazhi të Ngushticës së Hormuzit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me mbishkrimin "Territori i Ri i SHBA-së", duke paralajmëruar se "iluzioni" i Trump në lidhje me sovranitetin e Ngushticës do të korrigjohet së shpejti."Së shpejti, iluzioni i Trump në lidhje me Ngushticën e Hormuzit do të korrigjohet, ose ne do të korrigjojmë iluzionet e këtij njeriu të mashtruar", shkroi Gharibabadi në rrjetet sociale. Share Ora 16:42 Trump publikon hartën e Ngushticës së Hormuzit në rrjetet sociale: Territor i ri i SHBA-së! Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një hartë të Ngushticës së Hormuzit në llogarinë e tij në Truth Social me mbishkrimin ‘Territori i ri i SHBA-së’.Prej distësh Presidenti Donald Trump ka pretenduar se kur të përfjë konflikti në Iran, Ngushtica e Hormuzit do të bëhet një territor amerikan.Harta e publikuar nga Presidenti Donald Trump në rrjetet sociale Share Ora 08:59 Teherani përgatitet të sulmojë bllokadën amerikane të Hormuzit Irani po përgatitet të ndërmarrë veprime ushtarake për të thyer bllokadën detare amerikane të Ngushticës së Hormuzit nëse përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës dështojnë.Kështu raporton Reuters, duke cituar një zyrtar iranian, i cili tha se negociatat midis Teheranit dhe Uashingtonit kanë ngecur sepse Shtetet e Bashkuara refuzojnë të zgjasin marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit, e cila skadoi të hënën.Ndërkohë dhëndri i Trump, Jared Kushner, tha se kontaktet midis Uashingtonit dhe elementëve të ndryshëm të qeverisë iraniane janë intensifikuar. "Nuk mund të hyj në detaje specifike, por mund të them se diskutimet midis qeverisë amerikane dhe elementëve të ndryshëm të qeverisë iraniane në të gjitha nivelet janë ndoshta më intensive tani se kurrë", siguroi Kushner. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al lufta në Iran SHBA Jared Kushner Izrael Liban Ngushtica e Hormuzit Komento Komente emigranti: 18/08/2026 16:47 ky ka pj3rdhur lumadhi, po kusuri i amerikes thuaj se nuk ka se si ta heqi qafe Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.8% Social media 16.4% Vota total: 3211 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?