Një predhë goditi një anije në Ngushticën e Hormuzit, sipas Agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Anija, flamuri i së cilës nuk është identifikuar, u godit "nga një predhë ndërsa po kalonte tranzit jashtë" Ngushticës së Hormuzit, thuhet në njoftim, teksa si pasojë e sulmit një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur. LEXO edhe...Trump kërcënon Omanin: Do ta bombardojmë nëse na pengon me Iranin Ndërkohë i dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, tha se progresi drejt çarmatosjes së Hamasit dhe zbatimit të planit të paqes të SHBA-së për Gazën mund të fillojë brenda një muaji. Në një intervistë për Fox Neës pas një takimi në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Kushner tregoi hapat e parë të mundshëm: Hamasi të dorëzojë armët dhe të mbushë tunelet. Kushner dhe Netanyahu ranë gjithashtu dakord që një gjeneral amerikan do të mbikëqyrë dhe verifikojë çarmatosjen e lëvizjes islamiste. Sipas një zyrtari të lartë izraelit, Izraeli nuk do të vazhdojë me një tërheqje ose rindërtim të Rripit derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Takimi mes tyre u zhvillua një ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta në Egjipt midis Kushner dhe përfaqësuesve të Hamasit. Nga ana tjetër forcat izraelite bombarduan me artileri periferitë e fshatit Majdal Zoun në Libanin jugor, ndërsa avionë luftarakë kryen një sulm ajror në al-Mansouri, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Libaneze. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran SHBA Jared Kushner Izrael Liban Ngushtica e Hormuzit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.3% Social media 16.7% Vota total: 2703 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

