Lajme Zone
Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali në Ksamil, është gjetur i pajetë shtetasi francez Miguel Mendes.

Vrasje në Ksamil Krimi dyshohet nga një 29-vjeçar nga Hasi... Një shtetas francez rreth 20 vjeç është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ndërsa Policia dyshon se ai është vrarë me mjet prerës gjatë një konflikti.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali në Ksamil, është gjetur i pajetë shtetasi francez Miguel Mendes. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 20-vjeçari është goditur me mjet prerës, thikë, gjatë një konflikti për motive që Policia i cilëson të dobëta.

Si autor i dyshuar është identifikuar shtetasi Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has. Sipas Policisë, ai është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Deri në përfundimin e hetimeve, rrethanat dhe përgjegjësia penale mbeten objekt i hetimit të autoriteteve.ksmail vrasje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Nuk ishte cigarja”, flet një nga të plagosurit në Porto Palermo; dy prej tyre nisen drejt Tiranës 17 Gusht 2026, 22:4522:45Kronike U hodhën në det për t’u shpëtuar flakëve, momenti kur skafi përfshihet nga zjarri në Porto Palermo (Video) 17 Gusht 2026, 22:2422:24Kronike Skafi mori flakë në Porto Palermo, reagon Policia: Katër të dëmtuar, mes tyre një 18-vjeçar 17 Gusht 2026, 21:4721:47Kronike Zbardhen detaje nga ngjarja në Porto Palermo, dyshohet se një cigare ndezi benzinën e skafit 17 Gusht 2026, 21:0821:08Kronike Shpërthen motori i një skafi në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda 17 Gusht 2026, 20:5020:50Kronike Plan për të nxjerrë të burgosurit nga qelia në Parma, gjendet litar me grep; dyshime mbi një grup shqiptarësh 17 Gusht 2026, 19:3719:37Kronike