Lajme Zone
Lufta/ 35 vite nga ndarja me Bashkimin Sovjetik, mbahet në Kiev takimi i ‘Koalicionit i të gatshmëve! BE-ja i jep 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ 35 vite nga ndarja me Bashkimin Sovjetik, mbahet në Kiev takimi i ‘Koalicionit i të gatshmëve! BE-ja i jep 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje

Ndërsa luftimet me Rusinë vijojnë, Ukraina shënon 35-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga ndarja me Bashkimin Sovjetik. Më 24 gusht 1991, Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas i kohës, miratoi Aktin e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur pas dështimit të grushtit të shtetit në Moskë. Në këtë ditë në Kiev do të mbahet edhe ‘Koalicioni të gatshmëve’, grupit të vendev

Ndërsa luftimet me Rusinë vijojnë, Ukraina shënon 35-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga ndarja me Bashkimin Sovjetik. Më 24 gusht 1991, Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas i kohës, miratoi Aktin e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur pas dështimit të grushtit të shtetit në Moskë. Në këtë ditë në Kiev do të mbahet edhe ‘Koalicioni të gatshmëve’, grupit të vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën. Takimi do të bashkëkryesohet nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, ndërsa pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Disa liderë të tjerë do të marrin pjesë përmes videokonferencës. LEXO edhe...BE-ja i jep 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje! Von der Leyen: Rrisim angazhimin tonë, ndërsa Rusia intensifikon sulmet (VIDEO) Ndërkohë Komisioni Evropian ka miratuar ndihmën e re për Ukrainën, me një vlerë totale prej 6.1 miliardë eurosh. Ky financim do të mbulojë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketat, municionet dhe radarët, duke riafirmuar angazhimin e Evropës për të mbështetur mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus. Nga ana tjetër presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina, së bashku me partnerët e saj amerikanë dhe evropianë, ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Sipas Zelenskyt, plani përfshin tre elementë kryesorë: një armëpushim, krijimin e një zone të lirë ekonomike dhe tërheqjen e trupave. “Këto janë ide të përbashkëta nga amerikanët dhe evropianët dhe janë rezultat i diskutimeve të përfunduara mes amerikanëve, nesh dhe rusëve”, tha Zelensky. Ai bëri të ditur se kishte arritur një marrëveshje me Jared Kushner dhe Steve Witkoff, ndërsa diskutimet janë përmbledhur në pyetjen se cilat janë mundësitë reale për përfundimin e luftës. Sipas presidentit ukrainas, propozimi amerikan parashikon fillimisht një armëpushim, ndërsa pjesa e dytë lidhet me krijimin e një zone të lirë ekonomike. Zelensky shpjegoi se një skenar i tillë do të nënkuptonte tërheqjen e trupave ukrainase dhe ruse nga pozicionet e tyre, duke krijuar një lloj zone tampon, e cila do të vendosej nën një formë administrimi nga një palë e tretë. “Ende nuk është e qartë se cila do të jetë kjo palë e tretë”, tha ai. Në plan përfshihet gjithashtu roli që do të kenë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, si dhe angazhimet që Ukraina do të ishte e gatshme të ndërmerrte në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Zelensky tha se disa prej propozimeve amerikane ende nuk janë bërë publike dhe se Uashingtoni po pret momentin e përshtatshëm për t’i paraqitur ato. “Ka diçka realiste në të gjithë këtë”, u shpreh presidenti ukrainas, duke lënë të hapur mundësinë që propozimet e diskutuara të shërbejnë si bazë për përfundimin e luftës. lajm ne perditesim... Ora 09:58 BE-ja i jep 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje! Von der Leyen: Rrisim angazhimin tonë, ndërsa Rusia intensifikon sulmet (VIDEO) Foto: Volodymyr Zelensky dhe Ursula von der LeyenKomisioni Evropian ka miratuar paketën e re të ndihmës për Ukrainën, me një vlerë totale prej 6.1 miliardë eurosh.Ky financim do të mbulojë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketat, municionet dhe radarët, duke riafirmuar angazhimin e Evropës për të mbështetur mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus."Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Evropa po demonstron se mbështetja e saj është e palëkundur dhe konkrete. Sot, ne kemi miratuar 6.1 miliardë euro për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketat, municionet dhe radarët që Ukraina ka nevojë urgjente. Ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj, ne po rritim angazhimin tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë popullin e saj dhe qiellin e saj. Evropa qëndron me Ukrainën dhe ne do t'i ofrojmë asaj që i nevojitet, kur të ketë nevojë", tha Ursula von der Leyen , Presidente e Komisionit Evropian. Share Ora 08:16 'Koalicioni i të gatshmëve', mblidhet sot në Kiev! I pranishëm edhe Antonio Costa Ukraina po u kërkon përsëri mbështetësve të saj kryesorë evropianë ndihmë në mbrojtjen e qiejve të saj dhe në rritjen e presionit ndaj Rusisë.Sot, në 35-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, Kievi do të presë një takim të ri të Koalicionit të të Gatshmëve, të thirrur në një moment veçanërisht delikat të luftës, pasi sulmet ruse kanë rezultuar në më shumë viktima civile që nga muajt e parë të pushtimit.Më e rëndësishmja, samiti ndjek planin e zhvilluar nga Ukraina, SHBA-ja dhe BE-ja - të njoftuar dje nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky - për t'i dhënë fund luftës, e cila ka vazhduar për më shumë se katër vjet.Takimi në Kiev do të bashkëkryesohet nga udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, me kryeministrin britanik Andy Burnham që mbërrin në kryeqytetin ukrainas në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga marrja e detyrës në 10 Downing Street, ndërsa disa udhëheqës të tjerë do të marrin pjesë nga distanca. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa pritet gjithashtu në Kiev. Share Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Volodymyr Zelensky donald trump Rusi vladimir putin Jared Kushner Steve Witkoff Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.7% Keq 30% Nuk e di 8.3% Vota total: 1078 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?