2 të vdekur dhe 73 të plagosur, mes tyre 9 fëmijë, është bilanci i një sulmi rus me dronë mbrëmjen e kaluar në Kryvyi Rih, vendlindjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Mediat e huaja shkruajnë se një tjetër sulm rus në qytetin e Zaporizhias la të plagosur tre persona, përfshirë dy fëmijë. LEXO edhe...Goditet një anije ruse në bazën detare të Bengazit në Libi, dyshohet për sulm me dron Ndërkaq, në lagjen Vyshgorod të Kievit, një ndërtesë pesëkatëshe u dëmtua si pasojë e një sulmi me dron rus. Pas goditjes shpërtheu një zjarr, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur evakuimin e banorëve. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Moldavisë konfirmoi se një dron shkeli dy herë hapësirën ajrore të vendit, në orën 11:20 dhe 11:31, duke ardhur nga territori ukrainas. Në të dyja rastet, droni u largua pas pak minutash. Droni hyri për herë të parë në hapësirën ajrore të Moldavisë në orën 11:20 të mëngjesit të së shtunës, më 21 nëntor, duke shkuar nga drejtimi i fshatit ukrainas Troitske dhe duke u drejtuar drejt fshatit Purcari. Pesë minuta më vonë, droni u largua nga hapësira ajrore e Moldavisë, duke u kthyer drejt Troitske. Në orën 11:31 të mëngjesit, i njëjti dron kaloi përsëri kufirin, duke shkuar përsëri nga Troitske drejt Purcari, por u largua nga hapësira ajrore e Moldavisë një minutë më vonë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, për rolin e saj në arritjen e armëpushimit në Oleshky, i cili mundësoi evakuimin e civilëve nga zona. "Jemi mirënjohës ndaj Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, për Oleshky-n, për ndihmën në zhbllokimin dhe evakuimin e njerëzve tanë. Diskutuam me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykhailo Drapatyi, listën e vendbanimeve ku mund të kryhen operacione të ngjashme humanitare dhe e miratuam atë sot. Patëm një diskutim të detajuar rreth numrit të njerëzve që mund të evakuojmë dhe punës që kemi bërë deri më tani", shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’. Ora 16:41 Goditet një anije ruse në bazën detare të Bengazit në Libi, dyshohet për sulm me dron Një anije ruse e ankoruar në portin e Bengazit, Libi u godit në atë që dyshohet të ketë qenë një sulm me dron.Fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi viktima, raporton Anadolu."Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi në bordin e një anijeje ruse të ankoruar në port", tha në një deklaratë administrata lindore e komandantit Khalifa Haftar.“Dyshohet se anija është goditur nga dronë. Anija ishte në rrugë për në Rusi dhe ishte ndaluar për karburant dhe furnizime”, thuhet më tej në deklaratë. Share Ora 16:25 Kievi kryen sulm me dron kundër bazës së Gardës Kombëtare ruse në Krasnodar Dronët ukrainas goditën Gardën Kombëtare Ruse në Krasnodar, në jug të vendit, raporton faqja e internetit ukrainase e lajmeve United 24 Media.Ndërtesa që u godit strehon Drejtorinë Kryesore (Inteligjencën) e Rossgvardia-s.Banorët e lagjes raportuan se dëgjuan disa shpërthime pas një sërë paralajmërimesh për sulme ajrore. Share Ora 15:44 Dy raketa dhe një dron rus në Poloni, NATO mblidhet të hënën! Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak Të hënën do të mbahet në Bruksel një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, ku do të diskutohet shkelja e hapësirës ajrore polake nga tre objekte që dyshohet se ishin dy raketa dhe një dron rus. Lajmi është raportuar nga Agjencia Polake e Shtypit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka garantuar se Aleanca do të mbrojë territorin e Polonisë.“Mund të garantoj se NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak”, deklaroi Rutte në Varshavë, një ditë pasi Polonia raportoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga objektet ruse.Sipas agjencisë, kreu i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të identifikuar çdo kërcënim ndaj aftësive mbrojtëse dhe parandaluese të Aleancës, si dhe do të zbatojë rregullimet e duhura nëse do të jetë e nevojshme.Hyrjet e dronëve në hapësirën ajrore të vendeve në krahun lindor të NATO-s janë përsëritur gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke shtuar tensionet me Aleancën dhe shqetësimet për përhapjen e konfliktit.Incidenti i fundit ndodhi të premten, ndërsa Polonia po priste stërvitje ushtarake ku përfshihej edhe “Koalicioni i të Gatshmëve”, që bashkon aleatët e Ukrainës. Zyrtarët polakë e kanë cilësuar këtë përkim si jo të rastësishëm.Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se vendi do të marrë mbështetje të fortë nga aleatët e NATO-s për forcimin e mbrojtjes në kufirin lindor.“Në të ardhmen e afërt, do të marrim mbështetje të fortë nga aleatët tanë të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e kufirit tonë lindor”, shkroi ai në platformën X, të shtunën, duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Share Ora 15:38 Sllovakia refuzon kredinë e re prej 45 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, Fico sfidon kancelarin gjerman: Nuk i nënshtrohemi presionit të Berlinit Sllovakia nuk do të marrë pjesë në programin e ri të Bashkimit Europian për dhënien e një kredie prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën. Kryeministri sllovak Robert Fico ka kundërshtuar presionin e kancelarit gjerman Friedrich Merz, duke bërë të qartë se Bratislava nuk do të ndryshojë qëndrim, por do të vazhdojë t'i ofrojë Kievit ndihma humanitare.Qëndrimi i tij vjen pas deklaratave të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi ngriti mundësinë e bllokimit të buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Europian, nëse të gjitha vendet anëtare nuk angazhohen për financimin e Ukrainës gjatë vitit 2027 dhe më tej.Fico e ka kundërshtuar këtë presion, duke theksuar se Sllovakia nuk do t'u nënshtrohet kërkesave të Berlinit. Ai ka argumentuar se pjesëmarrja në kredi të lidhura me financimin ushtarak është e papërshtatshme dhe ka pretenduar se një mbështetje e tillë vetëm sa e zgjat luftën.Megjithatë, kryeministri sllovak ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare për Ukrainën.Çështja do të diskutohet të hënën, më 23 nëntor, në Bratislavë, gjatë takimit të kryeministrave të Grupit të Vishegradit, ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria. Në takim do të marrë pjesë edhe kancelari austriak.Përplasja vjen vetëm pak ditë përpara samitit të BE-së në Bruksel, më 26 dhe 27 nëntor, ku udhëheqësit europianë do të diskutojnë buxhetin e Unionit për periudhën 2028-2034.Më 21 nëntor, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, paraqiti një propozim të rishikuar për buxhetin shtatëvjeçar, me vlerë 1.78 trilionë euro. Plani parashikon uljen e shpenzimeve të përgjithshme me 10%, ose 204 miliardë euro, për të mbajtur nën kontroll kontributet e vendeve anëtare.Megjithatë, propozimi ruan mundësinë e një mbështetjeje deri në 100 miliardë euro për Ukrainën, përmes një fondi të posaçëm jashtë kufijve të zakonshëm të buxhetit.Qëndrimi i Ficos vjen në një kohë kur edhe qeveri të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore po shprehin kundërshtime ndaj financimit të Ukrainës. Kryeministri bullgar Rumen Radev ka njoftuar së fundmi se Bullgaria nuk do të ofrojë më armë apo ndihmë financiare për Kievin, duke përmendur kufizimet buxhetore. Ai ka kërkuar që çdo garanci europiane që përfshin Bullgarinë të kufizohet te ndihma humanitare, mjekësore dhe rindërtimi i infrastrukturës energjetike. Share Ora 08:18 Zelensky justifikon shkatërrimin e Urës së Krimesë: Ishte përgjigje ndaj 109 sulmeve ruse në Ukrainë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmet e Ukrainës ndaj Urës së Krimesë, një pikë strategjike që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar, duke i cilësuar ato si një përgjigje të drejtë ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës ukrainase.Në një intervistë për BBC-në, Zelensky deklaroi se Rusia kishte kryer 109 sulme të veçanta ndaj urave në Ukrainë, ndërsa theksoi se ura e Krimesë nuk përdorej vetëm për qëllime civile, por edhe për transportin e pajisjeve dhe furnizimeve ushtarake ruse."Ka fakte, jo vetëm fjalët e Putinit. Mund ta shohim", tha ai. Sipas presidentit ukrainas, pamjet e publikuara në internet tregojnë tanke dhe mjete të tjera ushtarake ruse që kalojnë përmes kësaj ure, duke e përdorur atë si një korridor të rëndësishëm logjistik për operacionet ushtarake në Krime. "Nëse Putini do ta përdorte internetin, ai mund ta shihte këtë.",- shtoi Zelensky.Sulmet ukrainase me raketa dhe dronë kanë dëmtuar rëndë pjesën qendrore të urës, duke shembur një segment të saj dhe duke e bërë të papërdorshme për trafikun rrugor.Zelensky akuzoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin se po kërkon arsye për të përshkallëzuar më tej luftën, duke iu referuar sulmeve të intensifikuara ruse ndaj qyteteve ukrainase.Ndërkohë, sulmet ruse kanë shkaktuar viktima të reja në Ukrainë. Në qytetin Kryvyi Rih, një fëmijë 7-vjeçar dhe një mjeke 20-vjeçare humbën jetën, ndërsa dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur.Në të njëjtën kohë, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet evropiane kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kievin, ndërsa vijojnë përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës.Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting, deklaroi se Rusia mbetet agresore në këtë konflikt dhe se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë. Share R.Xh/U.D/ReportTv.al kievi Volodymyr Zelensky Moldavi sulmet ruse rusia lufta ne ukraine melania trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.9% Protesta 22.2% Asnjëra 5.9% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
