Foto Pamfleti / Me kë parti është peshkatari trafikant: me islamikët apo me idiotët?! Gjergj Luca iu sul papritur një analize të Ben Blushit për protestat e dhunshme në Tiranë.
Biznesmeni polemizoi menjëherë me shkrimtarin dhe gazetarin e njohur, pa u marrë me thelbin e çështjes që ngriti Blushi. Në vend të argumenteve, zgjodhi sulmin personal.
Blushi preku plagën e një brezi, duke shtruar dështimin e sistemit arsimor për të edukuar të rinjtë. Luca iu vërsul duke shpallur fajtor shkrimtarin dhe të gjithë politikanët e tjerë të mazhorancës, ndërsa Edi Ramën e ngriti mbi të gjithë si të vetmin “artist dhe idealist”.
Pra, fajin e kanë të gjithë ata që nuk vendosin dhe nuk emërojnë askënd, ndërsa njeriu që vendos për gjithçka nuk mban asnjë përgjegjësi, megjithëse gjendet në majat e pushtetit që prej vitit 1998.
Reagimi i biznesmenit të dashuruar politikisht me Edi Ramën nuk duket spontan. Ai ngjan i nxitur nga vetë kreu i mazhorancës, i cili me fjalimin e gjatë të mëngjesit kërkoi të luante violinën e parë në debatin publik.
Shkrimi i Ben Blushit ia prishi primatin. Rama nxori në skenë njeriun e tij për të hyrë si pykë mes autorit dhe publikut.
Kështu, Luca u shfaq me një monolog patetik, ku të gjithë politikanët e tjerë janë “qenër” dhe të korruptuar, ndërsa Edi Rama mbetet artisti dhe idealisti i vetëm. Sipas këtij rrëfimi, kryeministri vuan mes gjithë të paudhëve që mban pas vetes, pa pasur vetë asnjë përgjegjësi për përzgjedhjen, ngritjen dhe mbrojtjen e tyre.
Të gjithë të tjerët dalin të këqij dhe të shtrembër. Vetëm udhëheqësi, të cilin sot e kundërshton një pjesë e madhe e shoqërisë, paraqitet i drejtë dhe pa hile.
Gjatë viteve të qeverisjes, Edi Rama pati çdo mundësi për të komunikuar me brezin Z, i cili sot proteston dhe përplaset me shtetin. Mund të rriste cilësinë e arsimit, t’i fliste një brezi që po rritet në një kohë të pasigurt dhe të kuptonte problemet e tij.
Në vend të kësaj, Rama u mor me propagandë dhe shfaqje, ndërsa mbështeti njerëz si ortaku i tij, i cili sot shfaqet si një influencer milioner dhe fyen këdo që prek kryeministrin.
Edi Rama e kishte Ben Blushin dhe zëra të tjerë kritikë brenda partisë. Mund të diskutonte me ta për hendekun që po zgjerohej mes pushtetit dhe shoqërisë. Ai zgjodhi t’i largonte, që të mbetej i vetmi gjel mbi majën e kamares, duke kakarisur pa kundërshtarë. Herë pas here ia lë radhën edhe ortakut të tij oligark, Gjergj Lucës.
Përplasja nuk përfi me kaq. Ben Blushi shkroi në Facebook se kundër tij janë katër partitë më të mëdha shqiptare: socialistët, demokratët, islamikët dhe idiotët. Gjergj Luca iu përgjigj flakë për flakë. Në një video me poza teatrale, ai deklaroi se kundër tij kanë qenë të gjitha partitë e vendit, ndërsa në krah ka të gjithë ata që shkojnë në kishë dhe në xhami.
Me këtë përgjigje, Luca e vendosi vetë veten te dy partitë e fundit që përmendi Ben Blushi./Pamfletigjergj luca dashnori i fundit edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Dialog me “virgjëreshën” Mirelë 21 Tetor 2026, 11:5311:53Dosja e zezë Edi Rama është buzë greminës! 21 Tetor 2026, 10:2410:24Dosja e zezë Ku ka humbur Ron Yeffet? 20 Tetor 2026, 14:5514:55Dosja e zezë Tirana në rrugë: Kriza e Edi Ramës dhe dështimi i opozitës 20 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës 19 Tetor 2026, 13:5213:52Dosja e zezë Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar 19 Tetor 2026, 10:1510:15Dosja e zezë

