Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Lubia, drejtuesja e vërtetë e PS. Vjeshta me temperatura të larta politike”/ Berisha: Aleks Soros nuk ka se çfarë i bën një kufome politike të pakallur si Rama


Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Belinda Balluku sipas tij është de facto drejtuesja e PS.

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Belinda Balluku sipas tij është de facto drejtuesja e PS. Gjithashtu ai theksoi se kryeministri mund të mhet sa të dojë, por edhe Aleks Soros sipas tij nuk mund ta ndihmojë dot më një “kufomë politike të pakallur si Rama”. Ndërsa paralajmëroi se vjeshta do jetë vjeshta e temperaturave të larta politike. “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së, drejtuesja e saj. Ua kam thënë edhe njëherë, po të lexoni veprën e pavdekshme të Heminguejt, aty ndër personazhet janë edhe Pablo dhe Pilari. Pablo është ish-komandanti që ka degraduar plotësisht dhe urdhrat dhe vendimet i merrte vetëm Pilari. De facto është e njëjta situatë në qeverinë shqiptare. Në një mbledhje të ngushtë, Lubia i thotë Ramës përsëri se në çdo ndjekje time penale, në çdo dosje të ndjekjes time penale, 60 përqind është e jotja. Kjo është e vërteta.

Domethënë, po shkova, do të marr me vete. E pamëshirë! Ka bllokuar heqjen e ministrave që emëroi, të cilët janë përgjegjës në një seri dosjesh të Lubisë se i kishte jo shefa kabineti, jo drejtorë, etj me radhë. Pra, lëshimet nuk u bënë. Gojët e liga, që nuk duhet t’i përmendim, duan të thonë se me Oltion Bistrin regjistrime i janë bërë edhe Lindës së Surrelit. Tani këtë mos e merrni për të qenë, unë them se çfarë thuhet, por ka të dhëna… aty ku ka zë, nuk është pa gjë, thotë populli”, tha Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb