Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare po merr vlerësime të shumta nga ish-futbollistë dhe specialistë të njohur. Sëfudmi këtë e ka bërë edhe legjenda e Gjermanisë Bastian Schweinsteiger në një intervistë të dhënë për televizionin ARD. “Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Ky i fundit është i nivelit botëror,”- u shpreh Schweinsteiger. LEXO edhe...Gruda si '10-sh' nuk ndalet, gol dhe 2 asist në fitoren e thellë 5-0 të Gjermanisë kundër Holandës! Greqia eliminohet me 11 pikë (VIDEO) Gruda ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në fanellën e Gjermanisë, duke shënuar dhe dhënë asistime në ndeshjet e para me përfaqësuesen në Ligën e Kombeve. Futbollisti me origjinë shqiptare konsiderohet një prej talenteve interesantë të futbollit gjerman. Pavarësisht rrënjëve shqiptare, 22-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë në arenën ndërkombëtare. Ne.k./ReportTv.al gjermania brajan gruda bastian schweinsteiger Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.2% Jo 29.3% Nuk e di 8.5% Vota total: 1468 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
