Nga partia pozitare, LSDM, deklaruan se komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, sot e anuloi vizitën e planifikuar në Serbi për shkak të madhërimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.“Mesazhi nga Bashkimi Evropian dhe nga Kos është më shumë se i qartë.Madhërimi që e shoqëron vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE. Ajo rrugë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, shkroi Marta Kos në X. Ajo që sot e thotë Bashkimi Evropian është pikërisht ajo për të cilën LSDM reagoi dhe që ndodhi në Maqedoni.Madhërimi i kriminelit të luftës është i papajtueshëm me vlerat evropiane.Por Hristijan Mickoski i mbrojti Ivan Stoilkoviqin dhe Dalibor Kitanoviqin pas qëndrimeve të tyre dhe madhërimit të Mladiqit.Nuk ka dorëheqje. Nuk ka shkarkime. Nuk ka përgjegjësi.Mickoski me vetëdije vendosi t’i mbrojë.Tani edhe më qartë shihet se ku e çon Maqedoninë kjo politikë e Mickoskit sipas recetës së Vuçiçit.Izolim i qëllimshëm, larg nga BE, fushatë antievropiane dhe punë për agjendën ruse”, thuhet në njoftimin e LSDM.

