Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Lokalet”/ Salianji zbulon “hilen” e Berishës: Në 90% të bashkive nuk gjen dot kandidatë, do të përdorë emra nga protesta dhe të pavarur. Opozita rrezikon…


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës lidhur me përgatitjet e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Salianjit, në 90% të bashkive PD nuk arrin të gjejë kandidatë që pranojnë të garojnë nën siglën e saj, për shkak të situatës brenda partisë dhe drejtimit të Berishës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës lidhur me përgatitjet e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Salianjit, në 90% të bashkive PD nuk arrin të gjejë kandidatë që pranojnë të garojnë nën siglën e saj, për shkak të situatës brenda partisë dhe drejtimit të Berishës. Në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderatoren Ola Bruko, Salianji deklaroi se demokratët janë të papërfaqësuar dhe se një grup njerëzish të privilegjuar, për shkak të interesave personale dhe funksioneve që mbajnë, nuk shqetësohen për bazën e partisë. Ai pretendoi se Berisha mund të përdorë kandidatë nga protestat apo figura të pavarura, një strategji që, sipas tij, është ndjekur edhe më parë në pesë bashki. Salianji e cilësoi këtë si një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë për humbjet zgjedhore dhe për të ruajtur kontrollin politik mbi opozitën. Ai tha se opozita rrezikon të dalë në zgjedhje me disa kanididatë. Ai shtoi se opozita rrezikon të dalë forcë e tretë. “Më e goditur se është PD, s’ka më. Aty ka disa të privilegjuar, që për shkak të një rroge, nuk duan t’ia dinë për demokratët. Demokratët janë të papërfaqësuar. Ata mbajnë kostot e dhunës, të përjashtimeve dhe largimeve nga vendi. E dini ju se Berisha nuk gjen dot kandidatë? Në 90% të bashkive nuk gjen dot kandidatë. Nuk ka procese, bëj letra kot. Në 90% të bashkive nuk merr përsipër të kandidojë njeri për PD-në, për shkak të Berishës. Ai po bën cirk. Hileja është kjo: meqë nuk ka kandidatë dhe s’do të marrë kosto, ai do të marrë dhe të përdorë kandidatë nga protesta, apo kandidatë të pavarur, siç përdori në pesë bashki dhe morën pak vota. Do të marrë kandidatë nga sinorë të tjerë që të thotë: “Jam garancia për opozitën”, po humbën.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Salianji