Lajme Zone
Lojërat Mesdhetare 2026/ Sukses kuqezi në padel, Curri dhe Naska fitojnë 2-0 ndaj Kosovës dhe kalojnë në fazën e 1/16-ave
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lojërat Mesdhetare 2026/ Sukses kuqezi në padel, Curri dhe Naska fitojnë 2-0 ndaj Kosovës dhe kalojnë në fazën e 1/16-ave

Shqipëria ka arritur një rezultat historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Dyshja e Kombëtares shqiptare në padel, Fjoralb Curri dhe Kristian Naska, ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave. Kuqezinjtë u përballën me dyshen e Kosovës, Osman Reçica dhe Lorik Rexhepi, duke triumfuar 2-0. Curri dhe Naska fituan të dyja setet me të njëjtin rezultat, 6-4, 6-4, duke siguruar kështu kalimin në

Shqipëria ka arritur një rezultat historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Dyshja e Kombëtares shqiptare në padel, Fjoralb Curri dhe Kristian Naska, ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave. Kuqezinjtë u përballën me dyshen e Kosovës, Osman Reçica dhe Lorik Rexhepi, duke triumfuar 2-0. Curri dhe Naska fituan të dyja setet me të njëjtin rezultat, 6-4, 6-4, duke siguruar kështu kalimin në raundin tjetër. LEXO edhe...Fundi i gushtit sjell fluks nga Kosova drejt Shqipërisë, trafik në Rrugën e Kombit Dyshja shqiptare zhvilloi një ndeshje të fortë dhe arriti të ruante avantazhin në të dyja setet, duke e nisur me fitore rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për padelin shqiptar dhe një tjetër tregues i rritjes së këtij sporti në vendin tonë dhe i përfaqësimit gjithnjë e më të fortë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në fazën e 1/16-ave, dyshja kuqezi do të kërkojë të vijojë më tej rrugëtimin dhe të sigurojë një tjetër rezultat pozitiv për Shqipërinë. SI.E./ReportTv.al Kristian Naska Fjoralb Curri lojerat mesdhetare Taranto 2026 padel Osman Recica Lorik Rexhepi shqiperi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6566 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?