Fundi i gushtit ka sjellë një tjetër valë lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Shumë pushues kanë zgjedhur të shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror në bregdetin shqiptar, duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në pikën kufitare të Morinës. Fluksi i mjeteve vijon përgjatë Rrugës së Kombit, veçanërisht në aksin nga Morina deri te Pika e Pagesës, ku qarkullimi është më i dendur. LEXO edhe...Lojërat Mesdhetare 2026/ Sukses kuqezi në padel, Curri dhe Naska fitojnë 2-0 ndaj Kosovës dhe kalojnë në fazën e 1/16-ave Për përballimin e situatës, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve. Lëvizjet e shumta pritet të vijojnë gjatë orëve të ardhshme, teksa udhëtarë të shumtë nga Kosova po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për një fundjavë apo disa ditë pushime para përfundimit të sezonit veror. SI.E./ReportTv.al morine sezoni turistik kosove Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6566 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

