Shqipëria ka arritur një rezultat historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Dyshja e Kombëtares shqiptare në padel, Fjoralb Curri dhe Kristian Naska, ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave. Kuqezinjtë u përballën me dyshen e Kosovës, Osman Reçica dhe Lorik Rexhepi, duke triumfuar 2-0. Curri dhe Naska fituan të dyja setet me të njëjtin rezultat, 6-4, 6-4, duke siguruar kështu kalimin në raundin tjetër. Dyshja shqiptare zhvilloi një ndeshje të fortë dhe arriti të ruante avantazhin në të dyja setet, duke e nisur me fitore rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare. LEXO EDHE:Fundi i gushtit sjell fluks nga Kosova drejt Shqipërisë, trafik në Rrugën e Kombit Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për padelin shqiptar dhe një tjetër tregues i rritjes së këtij sporti në vendin tonë dhe i përfaqësimit gjithnjë e më të fortë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në fazën e 1/16-ave, dyshja kuqezi do të kërkojë të vijojë më tej rrugëtimin dhe të sigurojë një tjetër rezultat pozitiv për Shqipërinë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Kristian Naska Fjoralb Curri lojerat mesdhetare Taranto 2026 padel Osman Recica Lorik Rexhepi shqiperi kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6566 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
