Lajme Zone
Llamani, plazhi i tejmbushur me pushues vendas dhe të huaj
KulturëEuronews Albania

Llamani, plazhi i tejmbushur me pushues vendas dhe të huaj

Plazhi i Llamanit në Himarë ka qenë këtë të diel i tejmbushur me pushues. I cilësuar si një nga plazhet më të bukura të rivierës shqiptare, me ujërat e kristalta dhe peizazhin karakteristik, Llamani ka tërhequr një numër të madh pushuesish vendas dhe të huaj.

Plazhi i Llamanit në Himarë ka qenë këtë të diel i tejmbushur me pushues. I cilësuar si një nga plazhet më të bukura të rivierës shqiptare, me ujërat e kristalta dhe peizazhin karakteristik, Llamani ka tërhequr një numër të madh pushuesish vendas dhe të huaj. Të shumtë kanë zgjedhur këtë destinacion për të kaluar ditët e nxehta të fundit të muajit gusht, duke shijuar detin dhe temperaturat e larta. Fluksi i vizitorëve konfirmon edhe një herë se jugu i vendit vijon të mbetet një nga destinacionet turistike më të kërkuara gjatë sezonit veror.