Lajme Zone
Llalla kërkon heqjen e dënimit/ U dënua me 2 vjet burg për fshehje pasurie. Ish-kryeprokurori: Është parashkruar
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Llalla kërkon heqjen e dënimit/ U dënua me 2 vjet burg për fshehje pasurie. Ish-kryeprokurori: Është parashkruar

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pushimin e dënimit për shkak të parashkrimit.

Kërkesa e Lallës është dorëzuar këtë të hënë në GJKKO me argumentin se kanë kaluar 5 vite nga dhënia e vendimit për të.

Çështja ndaj Llallës nisi të hetohej në vitin 2018 ndërsa u dënua me dy vite burg për veprat penale që lidhen me mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë në 3 episode në 2021, vendim I cili mori formën e prerë nga Apeli në shtator të atij viti. Vendimi nuk u ekzekutua, pasi ai u largua drejt Italisë ku kërkoi azil politik, atje Llalla u arrestua në dhjetor por përshkak të gjëndjes shëndetësore u lirua por me kushtin që do të qëndronte nën mbikqyrjen e autoriteteve Italiane. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet