Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec. Një 35-vjeçar, i njohur në fshat me emrin Nertil Buzi, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj. Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, e reja kishte qenë prej kohësh objekt i kërcënimeve nga 35-vjeçari. Ajo vazhdonte studimet për mjekësi në Tiranë, ku, sipas burimeve, autori kishte shkuar disa herë për ta kërcënuar. Për këto episode ai ishte shoqëruar dhe arrestuar më parë nga policia, por konflikti mes tyre kishte vijuar.
Ngjarja kulmoi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur 35-vjeçari hyri në banesën e familjes Plaka, ekzekutoi me armë zjarri Arben Plaka, plagosi bashkëshorten e tij dhe më pas mori peng ish-të fejuarën, duke u larguar nga zona. “Gjeni 400 mijë stërlina”/ Mori peng ish-partneren, i vrau të atin e i plagosi nënën, historia e Buzit në Londër, si u rrëmbye dhe keqtrajtua nga 7 shqiptarë
Aktualitet Video/ Vrau ish-vjehrrin me armë gjahu në Roskovec dhe u arratis, dalin pamjet, RENEA ‘blindon’ zonën ku dyshohet se fshihet autori 35-vjeçar
Aktualitet “Djali i ka dërguar para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu”, prindërit e Nertil Buzit akuza familjes së të resë: I bëjmë thirrje të dorëzohet, por fajin…
Aktualitet RENEA rrethoi zonën/ Autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje, policia negociata për dorëzimin e tij
Aktualitet “Ka marrë vajzën, por nuk e dimë se ku e ka çuar”/ Krimi në familjen në Roskovec, flet e afërmja: Ish-të fejuarën e kërcënonte me armë, ishte në arrest shtëpie, por dilte gjithmonë
Aktualitet LIVE/ Vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën/ Zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët “Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”/ Krimi në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Autori është arrestuar tri herë, dëgjuam një zhurmë brenda në shtëpi dhe…
Aktualitet Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, kushëriri i viktimës në Roskovec: Autori ishte në arrest shtëpie, familja e vajzës e kishte denoncuar sepse…
Aktualitet Krimi me një viktimë dhe një të plagosur në një familje në Roskovec, banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari
Aktualitet Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para
Aktualitet Top Channel

