Studentët refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët në protestë. Pas një ore qëndrimi para Kryeministrisë, militantët e PD-së marshuan drejt Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”. Para ministrisë, ku studentët kishin paralajmëruar tubimin në orën 14:00, u dëgjuan thirrjet “Berisha në burg” dhe “Poshtë komunistët”. Më herët, para Kryeministrisë, thirrja “Berisha në burg” irritoi militantët demokratë, të cilët sulmuan fizikisht një qytetar. Njëri prej tyre e qëlloi me shpullë në kokë. Pas përplasjes, deputeti i PD-së Klevis Balliu e quajti qytetarin “provokator të qeverisë” dhe akuzoi policinë se e kishte sjellë në protestë. LEXO edhe...Me pankartë te Ministria e Arsimit, protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD: Rama në burg, Berisha në burg Protesta e PD-së ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Për të tretën herë radhazi, ata protestuan pa kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Marshimin e udhëhoqën Flamur Noka dhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët u filmuan herë pas here duke përdorur celularët. Lajm në përditësim… Ora 15:12 Me pankartë te Ministria e Arsimit, protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD: Rama në burg, Berisha në burg Protestuesit flamingo kanë vendosur një pankartë te Ministria e Arsimit ku shkruhet “RnB BnB”, një shkurtim për thirrjen e tyre “Rama në burg, Berisha në burg”.Këtë të fundit dëgjohet teksa e thërrasin në kor, duke shtuar edhe “poshtë komunizmi”.Këto thirrje kanë pasuar edhe përplasjen me militantët e Sali Berishës, të cilët më herët sulmuan fizikisht një protestues. Share Ora 15:01 Përplasje në protestë, militanti demokrat sulmon qytetarin pas thirrjes ‘Berisha në burg’! E godet fizikisht dhe e ofendon (VIDEO) Një qytetar u përplas me militantët demokratë te Ministria e Arsimit, pasi thirri “Rama në burg, Berisha në burg”. Përplasja zgjati disa minuta dhe një prej tyre e goditi edhe fizikisht.Gjatë debatit, një person e pyeti qytetarin nëse kishte marrë para për të ardhur në protestë.“Asnjë lek. Nuk jam me asnjë parti, kam votuar PD-në”, u përgjigj ai, por thirrja “Berisha në burg” irritoi një demokrat. Ai e sulmoi fizikisht qytetarin në fjalë, i cili në rrjetet sociale identifikohet si “Bonat Bonati”.“Jo Berisha, vetëm Rama”, thotë militanti demokrat, ndërsa shëpërthen edhe në ofendime ndaj qytetarit pasi e goditi.Qytetari iu përgjigj shkurt: “Të dy”. Pas përplasjes, qytetari tha se kishte mbështetur PD-në deri në vitin 2025 dhe se nuk kishte qenë kurrë anëtar i ndonjë partie.“Të gjithë në burg, se të gjithë na kanë vjedhur”, tha ai.Dy persona që ishin parë edhe në protestat e “Flamingove” ndërhynë për të qetësuar situatën dhe e shoqëruan qytetarin jashtë turmës. Share Ora 14:54 PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta te Ministria e Arsimit, pasi studentët refuzuan bashkimin me militantët demokratë dhe pati disa përplasje deri edhe në fizike. Share Ora 14:39 Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO) Tensione janë shënuar te protesta para Ministrisë së Arsimit, pas ardhjes së militantëve të PD-së."Nuk përfaqësoni studentët", tha një protestues. Share Ora 14:37 ‘Arresto Berishën’, protestuesit refuzojnë sërish PD-në, përplasen me demokratët: Poshtë sekretari i partisë, duan ta rrëmbejnë protestën si në ’90 “Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët” ishin disa nga thirrjet me të cilat protestuesit pritën militantët e PD-së para Ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.Në përplasjen me demokratët, disa protestues akuzuan PD-në se po përpiqej t’ua merrte protestën. “Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90. Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, tha një protestues, i cili më pas u shty nga militantët e PD.Ai tha se kundërshtimin e kanë me deputetët e PD-së dhe jo me demokratët. Share Ora 14:29 ‘Bashkimi bën fuqinë’, demokratët me pankartë ‘paqeje’ pas refuzimit të studentëve! Mbërrijnë te ministria e Arsimit Militantët e PD-së mbërritën para Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”. Mesazh ky pasi studentët refuzuan demokratët në protestën e tyre. Share Ora 14:24 FOTO/ Sali Lushaj nuk i ‘reziston dialogut’, ulet në sofrën para Kryeministrisë Ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj nuk i “rezistoi dialogut”. Mes protestës, ai u fotografua i ulur te sofra që kryeministri Edi Rama ka vendosur para Kryeministrisë për të ftuar studentët në dialog. Studentët e kanë refuzuar deri tani ftesën, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.Taulant Balla e komentoi foton me ironi. “Një grup ‘studentësh’ në nivelin master, dega ‘dhunë kundër institucioneve’”, shkroi ai. Share Ora 14:10 Berisha fut sërish demokratët në protestën e studentëve, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Pas një ore qëndrimi në bulevard, militantët e PD-së nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur një grup studentësh në protestë. Në dy tubimet e mëparshme, të rinjtë kanë refuzuar praninë e demokratëve. Share Ora 14:07 ‘Fundi i diktatorëve’, pankarta në protestë, emri i Ramës krah Huseinit, Gadafit dhe Asadit (VIDEO) Në protestën e PD-së para Kryeministrisë u shfaqën dy pankarta kundër Edi Ramës. Në të parën, me mbishkrimin “Fundi i diktatorëve = Liri”, renditen emrat e Sadam Huseinit, Muamar Gadafit dhe Bashar al-Asadit.Emri i kryeministrit është vendosur në fund të listës, pranë një laku të vizatuar, me shënimin “Rama E. – Oct. 2026”. Krahas emrave të tjerë janë shënuar dhjetori 2006, kur u ekzekutua Huseini, tetori 2011, kur u vra Gadafi, dhe dhjetori 2024, kur ra regjimi i Asadit.Në pankartën e dytë është vizatuar Benito Musolini i varur me kokë poshtë. Në të janë shkruar edhe emri i sheshit “Piazzale Loreto” në Milano dhe data 29 prill 1945. Share Ora 13:54 Thirri 'Berisha në burg', militantët e PD-së përplasen fizikisht me qytetarin në protestë (VIDEO) Një thirrje e një protestuesi, “Rama në burg, Berisha në burg”, ka sjellë përplasje fizike në protestën e thirur nga Sali Berisha. Një grup militantësh të PD-së, të irrituar, kanë reaguar dhe njëri prej tyre ka arritur deri aty sa e qëlloi protestuesin me shpullë në kokë.Ndërkohë, PD-ja e konsideroi si një provokator të qeverisë.“Një provokator i qeverisë, që e sjell policia. Xhepistë të vegjël që i marrin nëpër komisariate, i sjellin për të sharë qytetarët që vijnë në protestë. Këto janë provokime. Polici kriminale që dhunon studentët dhe sjell këtë lloj llumi dhe zhuli për të sharë me fjalë të ndyra dy zonja. Qytetarët bëjnë shumë mirë që reagojnë kur shahen zonja dhe të rinj e të reja”, tha Balliu për sherrin. Share Ora 13:39 Blushi për Report TV: Nuk kemi një axhendë për organizimin e protestave! Thirrje çdo shqiptari që t’i bashkohet revoltës për largimin e Ramës Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë për Report Tv, tha se ata nuk kanë një axhendë të mirëfilltë për protestë. Ai theksoi se ata do të vijojnë mbështetjen e studentëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.Sa i përket deklaratës së Berishës në lidhje me bashkëpunimin e forcave opozitare si një e vetme në vendoret e 2027-ës, Blushi theksoi se ky bashkim është i domosdoshëm për rrëzimin e kreut të qeverisë."Kjo është një protestë që duhet të mbështetet nga të gjithë. Mos prisni të keni një axhendë për protestën, por ne do të vijojmë mbështetjen e studentëve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës. I bëj thirrje çdo shqiptari që t’i bashkohet kësaj revolte.Qëndrimi i PL dhe Metës, është bashkim i çdo faktori. E vetmja pikë e kuqe është largimi i Edi Ramës. Është i domsodoshëm bashkimi i çdo force në zgjedhjet vendore”, tha Blushi. Share Ora 13:16 ‘Koordinim online’, deputetët demokratë me celularë në duar gjatë protestës Deputetët demokratë shihen teksa përdorin celularët gjatë gjithë protestës para Kryeministrisë. Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, por edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Nikola Kedhi, dallohen me celularë në duar mes militantëve. Share Ora 12:55 Me gati një orë vonesë, militantët e Berishës marshojnë drejt Kryeministrisë! Në krye Flamur Noka, mungon kreu i PD-së (VIDEO) Protesta e Sali Berishës ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Ndërkohë, para Kryeministrisë nisën të mblidheshin edhe protestues të tjerë. Marshimi u udhëhoq nga Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, ndërsa kreu i partisë, Sali Berisha, mungoi. Share Ora 12:35 Militantët e parë nisin të mblidhen para selisë së PD për protestën, te Kryeministria ende qetësi (VIDEO) Militantët e parë demokratë kanë nisur të mblidhen në selinë e PD-së për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Ky i fundit, njëjtë si në dy protestat e kaluara, nuk do t’i bashkohet protestës. Te kryeministria ndërkohë, ende është qetësi. Share Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise PD Tirane Komento Komente Alma: 07/11/2026 14:31 Po komentohen protesta e studenteve nga mediat. Asnje student nuk shohim. Vetem nje remuje e pakuptimte...njerezit jane kunder Saliut qe asnje nuk e do. Kjo qenka dhe qellimi i proteste se somme. Përgjigju Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.5% Asnjërin 30.7% Vota total: 1419 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
