Lajme Zone
LIVE TV - Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, pas akteve vandale! Protesta nis me këngë e me valle
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE TV - Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, pas akteve vandale! Protesta nis me këngë e me valle

Protestuesit janë grumbulluar sërish para Ministrisë së Arsimit. Pas akteve të dhunshme ditën e djeshme, deri te sulmi me molotovë ndaj komisariatit numër 3, protesta ka nisur e qetë, me këngë e me valle.

TIRANË- Protestuesit janë grumbulluar sërish para Ministrisë së Arsimit. Pas akteve të dhunshme ditën e djeshme, deri te sulmi me molotovë ndaj komisariatit numër 3, protesta ka nisur e qetë, me këngë e me valle. Por, Policia ka marrë masat e sigurisë dhe ka vendosur edhe kordon policie. Lajmi në përditësim.... LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin! Ora 12:03 Protesta, 31 persona të lënduar marrin ndihmë mjekësore, mes tyre efektivë dhe protestues Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 të lënduar: 21 efektivë, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias (1 shtrim). Aktualisht në Spitalin e Tramës janë 2 protestues që po plotësohen me ekzaminime dhe konsulta. Ministria bën me dije se nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14 që janë 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar: 2 efektivë policie dhe 3 protestues. Share Ora 11:55 Pas akteve të dhunës mbrëmë, protestuesit e maskuar mblidhen para Ministrisë së Arsimit! Ia marrin valles në mes të rrugës (VIDEO) Në ditën e shtatë të protestës, protestuesit janë grumbulluar te Ministria e Arsimit.Pas akteve të dhunës, protestuesit të maskuar si çdo ditë shihen duke kërcyer dhe kënduar. Share Ora 10:21 Vijon protesta në Lezhë dhe Mirditë, dëmtojnë sinjalistikën rrugore dhe djegin goma në rrugë! Gurë dhe molotov në Bashkinë Kurbin! (VIDEO) Një grup protestuesish në Lezhë dhe në Mirditë kanë marshuar në qytet me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie.Gjatë marshimit, protestuesit në Lezhë kanë tentuar të futen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhet edhe Bashkia, por janë penguar nga forcat e Policisë. Disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe ndezën zjarre, duke përshkallëzuar tensionet. Ndërkohë në Mirditë protesta është zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik të cilët shihen duke djegur goma në rrugë. Share A.C/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6671 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?