Pas 7 ditësh protestash të shoqëruara me dhunë, përplasje me policinë dhe shkatërrime në rrugët e Tiranës, protesta e sotme fillimisht u paraqit më e qetë. Ndryshe nga ditët e mëparshme, grupet e protestuesve të maskuar nuk u shfaqën në protestën para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur edhe pedagogët. Vetëm pas marshimit të protestuesve drejt Ministrisë së Arsimit u shfaqën protestuesit me maska. Protestuesit hodhën shishe uji dhe molto drejt punonjësve të policisë. Lajmi në përditësim..... LEXO EDHE:Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave 'blindojnë' dritaret me panele metalike (VIDEO) Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:01 Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave 'blindojnë' dritaret me panele metalike (VIDEO) Godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave në Tiranë janë me të gjitha dritaret të mbuluara nga panele metalike. Strukturat mbrojtëse mbulojnë plotësisht xhamat e të dyja institucioneve, duke u dhënë ndërtesave pamjen e godinave të blinduara. Pamjet vijnë në një kohë kur kryeqyteti po përballet prej ditësh me protesta, gjatë të cilave janë shënuar edhe episode dhune dhe sulme ndaj institucioneve. Panelet metalike shërbejnë si pengesë fizike për të mbrojtur dritaret nga goditjet dhe dëmtimet. Të dyja institucionet këto shtatë ditë kanë qenë objekt i sulmeve të dhunshme dhe zjarreve. U.D/Shqiptarja.com Share SI.E./U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ministria e arsimit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8280 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
