Pas një serie sulmesh me gurë drejt efektivëve te Ministria e Arsimit, protestuesit marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministria është edhe pikëtakimi i tyre me demokratët, të cilët më herët, ‘i braktisën’ në hyrje të “Rrugës së Durrësit” pasi shkuan drejt sheshit “Skënderbej”. “Parti Demokratike”, si u shite gjithë këto vite?” ishte thirrja me të cilën protestuesit ‘i përshëndetën’ militantët. LEXO edhe...Vijojnë molotovët e ‘maskave’, policia hedh ujë Në bulevard, protestuesit e maskuar kanë hedhur disa molotovë e gurë drejt kryeministrisë. Nga policia u përdor gaz lotsjellës. Kjo zhvendosje e protestuesve erdhi pas shpërndarjes prej policisë te Ministria e Arsimit. Atje, protestuesit hodhën gurë, tymuese dhe dogjën disa kosha mbeturinash. Pas disa thirrjeve të përsëritura për t'u distancuar nga aktet e dhunshme, policia hodhi ujë. Lajm në përditësim... Ora 17:12 Vijojnë molotovët e ‘maskave’, policia hedh ujë Protestuesit me maska kanë vijuar me hedhjen e molotovëve drejt oborrit të kryeministrisë. Në përgjigje, policia ka hedhur ujë. Share Ora 17:09 Protestuesit ‘shënjestrojnë’ me lazerë autobotin e ujit Disa protestues me maska kanë marrë lazerë me vete, të cilët ia drejtojnë autobotëve të policisë. Share Ora 17:02 ‘Maskat molotovë kryeministrisë, policia ndërhyn me hedhje uji (VIDEO) ‘Maskat’ po hedhin kapsollë e molotovë drejt kryeministrisë. Një molotov ka hyrë edhe në oborrin e godinës, duke shkaktuar flakë krah autobotit të policisë.Policia i shoi flakët menjëherë dhe po ndërhyn me hedhjen e ujit drejt protestuesve. Share Ora 16:57 Protestuesit e maskuar thyejnë vazot e luleve, sulme kryeministrisë (VIDEO) Protestuesit e maskuar kanë nisur me përgatitjen e ‘arsenalit’ të gurëve për t’i hedhur drejt kryeministrisë. Ata shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa marrin edhe vazot e gurta të cilat i përmbysin dhe i thyejnë.Copat e tyre i përdorin për sulmet e radhës. Share Ora 16:48 Protestuesit me maska shkulin pllakat e gurit nga trotuari, sulmojnë Kryeministrinë (VIDEO) Një grup protestuesish të maskuar i janë rikthyer akteve të dhunës. Disa prej tyre shkulën pllakat e gurit nga trotuari dhe sulmuan godinën e Kryeministrisë. Share Ora 16:29 Protestuesit marshim drejt Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO) Policia ka hedhur gaz lot sjellës turmës së protestuesve që po marshonin drejt Kryeministrisë. Share Ora 16:21 Sulmet te Ministria e Arsimit, protestuesi i maskuar rrëzohet nga uji me presion (VIDEO) Ky është momenti kur një prej protestuesve të maskuar që po shtynte një kosh mbeturinash drejt autobotit të policisë gjatë tensioneve te Ministria e Arsimit, goditet nga uji me presion.Forca e ujit e kap në fytyrë, ku mban maskë e syze dhe më pas e hedh në tokë. Protestuesi bën një rrotullim dhe më pas ngrihet në këmbë. Share Ora 16:14 Ndahen militantët e PD, protestuesit shkojnë drejt kryeministrisë (VIDEO) Me të nisur marshimin, protestuesit kanë hedhur edhe kapsollë. Ajo që vihet re, është ndarja mes grupeve me të dalë nga “Rruga e Durrësit”.Demokratët i janë drejtuar qendrës, ndërsa protestuesit drejt Bankës së Shqipërisë e KQZ, ndërsa më pas do të kalojnë edhe te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Këta të fundit bëjnë edhe thirrje si “arresto Berishën.” Share Ora 16:13 Protestuesit nisin marshimin, s’lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? (VIDEO) Protestuesit, përfshirë edhe militantët e deputetët e Partisë Demokratike, po tërhiqen nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.Disa protestues nuk i kanë kursyer as thirrjet drejt palës tjetër: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Share P.J/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.6% Veliajn 19.3% Asnjërin 31.1% Vota total: 1471 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
