Kryetari i PS dhe njëherësh kryeministri Edi Rama, ka nisur të mbajë fjalën në Asamblenë e PS. “Sot nisim organizimin e ri të PS për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak, në kuptimin e angahzimit të posaçëm të çdo anëtari, qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese, komunitar. Ky organizim do ta marrë forcën e vet të arritjeve të mëdha të PS për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasqyra e plotë e të cilave është buxheti 2027. LEXO edhe...Asambleja e PS Tiranë, Rama: Kemi bërë gabime, por nuk e humbasim aftësinë për t’u ngritur Njëkohësisht në forcë bindëse, do të duhet të kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re. Nga njëra anë me paraburgimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së qytetit dhe vendimin absurd të Kushtetueses për ta lënë në detyrë, edhe pse në mungesë. Ky absurditet është i pashoq në historinë e Europës demokratike”, tha Rama. Lajm në përditësim… Ora 12:14 Asambleja e PS Tiranë, Rama: Kemi bërë gabime, por nuk e humbasim aftësinë për t’u ngritur Nga Asambleja e PS Tiranë, Rama pranoi gabimet e dobësitë e partisë, por edhe aftësinë e saj për t’u ringritur.“Kemi bërë gabime, kemi pasur dobësi, kemi bërë dhe faje për të cilat jemi ndëshkuar padiksutim. Por ne kemi pasur diçka që na ka dalluar nga të gjithë dhe që ne nuk duhet ta humbim kurrë, aftësinë për të nxjerrë mësim, për t’u ngritur dhe vazhduar para”, tha Rama. Share Ora 12:06 Rama në Asamblenë e PS Tiranë: Garë brenda PS nga çdo anëtar Gara brenda Partisë Socialiste për këshilltarët bashkiakë do të zhvillohet në çdo lagje e komunitet të Tiranës, tha Edi Rama.“Për këshilltarët bashkiakë, do të hapim një fushatë të posaçme gare në PS. Do e bëjë çdo anëtar, në çdo lagje e komunitet për t’i dhënë organizimit tonë pamjen më njerëzore. S’po ndërtojmë një organizim të ri për të fituar Tiranën më 9 maj. Po organizohemi ndryshe sepse Tirana kërkon një qeverisje ndryshe”, u shpreh ai. Share Ora 12:01 Rama në Asamblenë e PS-së: Riorganizimi për 10 vitet e ardhshme! Të jemi në çdo lagje, sidomos aty ku kemi humbur besimin Kryeministri Edi Rama tha se riorganizimi i PS-së në Tiranë synon të përgatisë partinë për 10 vitet e ardhshme, përtej zgjedhjeve të radhës. Ai u kërkoi socialistëve të jenë të pranishëm në lagje e në shkallët e pallateve dhe të dëgjojnë sidomos qytetarët që kanë humbur besimin te PS-ja, për të kuptuar ku kanë gabuar dhe çfarë duhet të bëjnë ndryshe.“Prandaj organizimi që ne nisim sot nuk mund të jetë organizim për të fituar zgjedhjet, por për të garantuar Tiranën dhe Shqipërinë për atë që vjen, jo në një mandat tjetër, por në 10 vitet e ardhshme.Nuk jemi për të bërë rishpërndarje detyrash apo marrje detyrash nga të tjerë drejtues apo deputetë që banojnë në Tiranë, por shërbejnë në territore të tjera. As për regjistrim të ri anëtarësh dhe mbështetësish, as për të rivënë në punë një makineri që di të marrë shumë vota.Ne nuk jemi këtu për një mënyrë më efikase që të mbrojmë atë që kemi fituar, por për të merituar atë që kërkojmë të fitojmë përsëri. Kemi nevojë për një PS më të organizuar, ndërsa Tirana për një parti më të pranishme në lagje, në shkallët e pallateve, në jetën e përditshme të njerëzve të të gjitha moshave dhe grupeve të interesit.Jo vetëm aty ku kemi mbështetje, por sidomos aty ku kemi humbur besimin. Jo vetëm për të shpjeguar çfarë kemi bërë, por edhe për të kuptuar ne vetë se çfarë nuk kemi bërë, çfarë nuk kemi bërë mirë, çfarë kemi bërë gabim dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe. Një parti e shtrirë në të gjitha ditët e javës, në frymën e pranisë besnike", tha Rama. Share Ora 12:00 Protestat/ Rama ironi me opozitën: Shikoni Rrugën e Durrësit, ashtu ishte Tirana që morëm ne! Kur patën mundësi ta ndryshonin, e lanë të lëngojë Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën në Asamblenë e PS-së, duke u kërkuar qytetarëve të shohin semaforët e shkatërruar, trotuaret dhe kangjellat e shkulura nga protestuesit në Rrugën e Durrësit për të kuptuar se si ishte dikur e gjithë Tirana. “Tirana 2030 do të jetë realiteti i shumëkujt që sot këto që thashë i kërkon se i sheh të parealizuara. Tirana 2030, ku shtëpi të vjetra në rrezik nuk bëhen pallate, po muze. Janë bërë muze, sepse është një rrjet i tërë që ka nisur të shkojë në atë drejtim, ku bashkia nuk sillet me qytetarin si një taksambledhës që shpik çdo vit e çdo muaj tarifa të reja. Kjo nuk është kritikë për Bashkinë e Tiranës, por autokritikë për të gjitha bashkitë.Në fund dua t’ju ftoj ta shikoni pak Rrugën e Durrësit, semaforët e shkatërruar, trotuaret e shkulura, kangjellat e shkulura dhe të zhdukura, gjurmët e dhunës mbi trupin e rrugës. Ajo ishte Tirana që morëm ne. Ajo ishte tamam ashtu, jo vetëm në Rrugën e Durrësit, por në të gjithë hapësirën e saj.Rruga e Durrësit sot është mundësi për të gjithë ata që nuk e kanë njohur atë Tiranë, për t’u kthyer në një kohë si në film, për të ecur në të, për të hequr pemët nga pamja, se edhe ato i kemi mbjellë ne, dhe për të parë se çfarë ndryshimi i madh ka ndodhur me Tiranën.Atë rikthim në kohë e kanë mundësuar ata që e lanë Tiranën ashtu atëherë. Ata që kanë bërë gjithmonë të njëjtën gjë. Kur e kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë Tiranën, e kanë lënë të lëngojë. Kur ne jemi përpjekur ta ndryshojmë, nuk kanë lënë gjë pa bërë që ta pengojnë”, tha Rama. Share Ora 11:54 Rama: Nga PS kalon rruga e Tiranës 2030 në Shqipërinë 2030 në BE! Kryeqytetit i ndryshuam pritshmëritë, tani duhet të vrapojmë me to (VIDEO) Pozita e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ndryshoi vetëm falë Partisë Socialiste, tha Rama në Asamblenë e PS. Duke përsëritur se PS është e vetmja rrugë për anëtarësimin, tha se prej saj kalon “rruga e Tiranës 2030 në Shqipërinë 2030 në BE”.Rama u ndal edhe te transformimi i Tiranës dhe pritshmëritë e rritura të qytetarëve të saj.“Shqipëria ishte një vend që lutej për t’u dëgjuar dhe ndahej nga tryezat me ndjesinë e njjë shpërfilljeje ofenduese. Dikur Shqipëria ishte e detyruar të shpjegonte pse ishte aq larg Europës. Dikur Shqipëria ulej formalisht në tryeza, por zërin e saj e dëgjonin si mizë në qyp. Sot Shqipëria negocion kushtet për t’u bërë pjesë e BE, pasi ka hapur gjithë kapitujt, ka mbyllur disa dhe ka synimin për t’i mbyllur brenda vitit të ardhshëm dhe hapjen e rrugës së anëtarësimit brenda këtij mandati që nuk është mandat i dokujtdo, por i PS. Nga kjo parti kalon rruga e Tiranës 2030 në Shqipërinë 2030 në BE. E dinë të gjithë, por ne duhet t’ua tregojmë atyre që edhe mund të mos ta dinë, se nga çfarë humnere e nxorrëm Tiranën. Sot qytetarët e krahasojnë Tiranën jo me atë që ishte, por me qytetet e Europës. Kjo është fitorja më e madhe, por edhe sfida jonë më e madhe sepse jemi ne që ia kemi ndryshuar horizontin e pritshmërive dhe tani nuk na presin dot ne, por duhet të vrapojmë me pritshmëritë e tyre. Sot qytetari i Tiranës nuk jeton dot me fotografitë e arritjeve tona, por me rrugën ku del në mëngjes, autobusin që pret, çerdhen që e ka larg për fëmijën apo s’e ka fare, trotuarin, pallatin ku banon. Ne Tiranën e transformuam nga vendi i mbijetesës në vendin ku kërkohet orë e çast cilësi më e mirë jete”, tha Rama. Share Ora 11:51 Rama socialistëve të Tiranës: Deri në 2030 ambicie të dorëzojmë 55 mijë çelësa! S’kemi ndërtuar aq kulla sa për të menduar për pasoja (VIDEO) 10 mijë familje do të marrin çelësat e shtëpisë në 2027 me programin e strehimit, tha Rama në Asamblenë e PS. Deri në 2030, ambicia është që të sigurohet strehimi për 55 mijë familje.Rama u ndal edhe te akuzat për ndërtimin e kullave duke u shprehur se së pari, s’janë në numër të lartë dhe së dyti, sigurojnë të ardhura për bashkinë.“Me buxhetin e ri dhe sistemin e ri të strehimit, 10 mijë të parët, familje të reja, do të kenë shansin të marrin çelësin e shtëpisë duke filluar nga viti i ardhshëm.Ne kemi ambicien që deri në 2030, e kemi të shkruar në programin e 2025, të dorëzojmë 55 mijë çelësa, ku shteti u gjendet pranë të gjithëve atyre që meritojnë një mbështetje për të pasur çatinë e tyre. Një qytet që ndërton gjithnjë e më shumë si Tirana, por ku gjithnjë e më pak të rinj kanë mundësinë ta shikojnë një shtëpi e më pak ta kenë, ka një problem që nuk zgjidhet duke ndërtuar edhe më shumë, por duke e parë rritjen e Tiranës si një burim mundësish për të përfshirë edhe më shumë njerëz në shpërndarjen e kësaj pasurie të patundshme. Këtu kam një pikë që dua ta ndaj. Ne nuk kemi ende faktikisht ndërtuar në Tiranë aq shumë kulla sa të ketë një pasojë, por nga ato pak kulla, të ardhurat në buxhetin e bashkisë, janë domethënëse. Të gjithë kur shohin një kullë apo pallat të ri që ndërtohet, aty janë 3% për strehimin social, kontribut i kujtdo që ndërton një kullë apo pallat, ndërkohë që janë 8% taksë për kryeqytetin. Nëse bashkisë Tiranë i heq taksat dhe kontributet, buxheti i bashkisë, bëhet një buxhet që nuk përballon dot nga nevojat që ka qyteti e me radhë”, tha Rama. Share Ora 11:41 'Drejtësia e la Tiranën dy vite me kokë të prerë’, Rama: Haraçin e paguan qytetarët, nisim organizimin e ri të PS-së së kryeqytetit Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e PS-së nisjen e riorganizimit të partisë në Tiranë.“Sot nisim organizimin e ri të PS-së për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak në kuptimin e angazhimit të posaçëm të çdo anëtari, qytetar në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese, komunitar. Ky organizim do ta marrë forcën e vet nga arritjet e mëdha të PS-së për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasqyra e plotë e të cilave është buxheti i vitit 2027.Njëkohësisht, në forcë bindëse do të duhet të kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re, nga njëra anë me paraburgimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së qytetit dhe, nga ana tjetër, me vendimin absurd të Kushtetueses për ta lënë në detyrë, edhe pse në mungesë. Ky absurditet është i pashoq në historinë e Europës demokratike.Por as nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim, as nuk është në dorën tonë ta zhbëjmë, pavarësisht se haraçin e kripur dhe krejt të pamerituar të këtij absurditeti e paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës. Në dorën tonë është t’u tregojmë atyre jashtë këtyre mureve, qytetarëve, se si do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këto dy vite, si do ta mbyllim plagën ende të hapur të rindërtimit”, tha Rama. Share Ora 11:37 Asambleja e PS Tiranë, Rama: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve (VIDEO) Pensionet do të vijojnë me rritje të dyfishuar vit pas viti, tha Rama nga Asambleja e PS në Tiranë.“Nga 1 janari, e thotë tanimë buxheti, bonusi i tyre do të rritet dhe rritja do të jetë dyfishi i vitit të shkuar, ndërsa indeksimi i pensioneve do të afrohet në muajin prill. Askush të mos mendojë nga pensionistët se unë mendoj që këto mjaftojnë. Por mendoj se ka një ndryshim mes një pensioni që nuk rritet dhe një pensioni që rritet çdo vit. Vitin e ardhshëm, pas këtij, do të dyfishohet sërish rritja dhe vitin e fundit të këtij mandati do të dyfishohet rritja e një viti më parë”, tha kryeministri. Share Ora 11:30 Asambleja, Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, rruga nga kalon bashkimi me Europën (VIDEO) Partia Socialiste do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, tha kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë forcë si të vetmen nga kalon rruga e bashkimit me BE.“Partia Socialiste nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku aleternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, por seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdonjërës prej tyre vjen kaosi, konfuzioni, paqëndrueshmëria që kërcënon Shqipërinë që është e dukshme për këdo që ka sy të shikojë. PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë sepse është rruga nga kalon bashkimi me Europën për këtë kohë kaq të ndërlikuar, Shqipëria jonë e vogël pikërisht se është bërë e madhe është bërë dhe arenë e luftës hibride kundër BE, kundër përparimit, kundër reputacionit tonë të rritur ndërkombëtar. Pse kalon nga kjo parti rruga e fuqizimit ekonomik të Shqipërisë? Këtë e tregon më së miri pasqyra e buxhetit 2027. Ai buxhet nuk ra nga qielli, nuk e prodhuan as dëshirat tona që i kemi pasur të mëdha që në krye të herës, por s’kemi pasur mundësinë t’i kthejmë në buxhete sepse nuk na e ka lejuar ekonomia e tkurrur, por e ka bërë pikërisht ekonomia shqiptare që është më e fortë”, tha Rama. Share Ora 11:30 Rama për Veliajn: Uroj ta kuptojë se është në gabim në raport me mua dhe PS-në! Do ta gjykojmë ashpër këdo që zbaton këtë ‘kuturisje qorre’ në bashki! Më 9 maj do ta fitojmë përsëri Tiranën (VIDEO) Nga Asambleja e PS, Edi Rama foli edhe për akuzat e Veliajt, duke i thënë se e ka gabim në raport me të dhe PS. "S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e TiranësMungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria që e kërcënon sot Shqipërinë si një hije e dukshme për këdo ka sy të shikojë", tha Rama. Share Ora 11:28 Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? (VIDEO) Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik?“Prej vitesh s’u kërkon askush llogari për kë votojnë, jo më t’i largojnë nga puna pse nuk paraqiten me uniformën e partisë. Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Share Ora 11:22 Asambleja e PS, Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike (VIDEO) Asnjë tolerim për këdo socialist që flet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës” nuk do të ketë vend në PS, tha kreu i familjes socialiste, Edi Rama.“Partneritet i ri strategjik me operatorë të mëdhenj europianë pa harruar taksat dhe tarifat vendore për të cilat PS duhet të ketë një kontratë unike, të qartë dhe detyruese për të gjithë kandidatët e saj në rang kombëtar. Nuk bën më sens që qeveria ta ketë 0 taksën për biznesin e vogël, kurse bashkitë ta ngarkojnë me soj-soj tarifash. Për soj-soj arsyesh, Tirana është një sintezë e Shqipërisë, ku kërkesa dhe oferta duhet të jenë të një niveli tjetër.Mbajeni mirë parasysh faktin që në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 7 në 26 vitet e fundit, kemi qenë një ofertë gjithnjë e një niveli tjetër. Mbajeni edhe më mirë parasysh këtë herë se atë herë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep. Nuk besoj se ne rrezikohemi sot nga ajo lloj mendjelehtësie. Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat e familjes sonë politike, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush nu është i domosdoshëm”, tha Rama. Share P.J/SI.E./ReportTv.al PS asambleja e PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.4% Vota total: 2508 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

