Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.
Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.
Zhvillimet minutë pas minute: 15:06
Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pritet sërish përballje me policinë
Aktualitet 14:42
Nis ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit qëllojnë me fishekzjarre
Aktualitet 14:36
“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban
Lajme 14:24
Protestuesit i vënë flakën 4 koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë dhe gaz
Aktualitet Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Thyhen pallat e troturëve dhe hidhen në rrugë 14:14
Protesta e thirrur nga të rinjtë, këngëtarja Irini Qirjako shfaqet në Ministrinë e Arsimit
Aktualitet 13:51
Dy tubime në vende të ndryshme, mbështetësit e PD nisin marshimin nga Kryeministria te Ministria e Arsimit
Aktualitet 13:11
“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë
Aktualitet 13:07
VIDEO/ I moshuari “kopjon” protestuesit e rinj, kërcen rreth zjarrit para Kryeministrisë në tubimin e thirrur nga PD
Aktualitet 12:48
Deputetët e PD-së në krye, nis protesta e thirrur para Kryeministrisë, djegin tryezën e dialogut të kryeministrit Rama
Politikë Top Channel

