Lajme Zone
LIVE - SYRI DIGJITAL/ Kush po e pengon integrimin ne BE
SportSyri

LIVE - SYRI DIGJITAL/ Kush po e pengon integrimin ne BE

Bashkia e Hasit ka fokusuar investimet në rikonstruksionin e rrugëve rurale. Aktualisht, në këtë bashki janë duke u kryer disa investime njëkohësisht, ndërsa zyrtarët e bashkisë deklarojnë se kanë si qëllim që rrugët rurale të jenë të hapura dhe të kalueshme gjatë gjithë vitit.

Bashkia e Hasit ka fokusuar investimet në rikonstruksionin e rrugëve rurale. Aktualisht, në këtë bashki janë duke u kryer disa investime njëkohësisht, ndërsa zyrtarët e bashkisë deklarojnë se kanë si qëllim që rrugët rurale të jenë të hapura dhe të kalueshme gjatë gjithë vitit. Bashkia Has ka intensifikuar punën për sistemimin e rrugëve rurale në të gjithë territorin e saj, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e lëvizjes së banorëve gjatë sezonit të dimrit. Në Njësinë Administrative Gjinaj, ndërhyrjet kanë përfshirë një segment rrugor rreth 4 kilometra të gjatë, i cili lidh katër fshatra me qendrën e njësisë. Administratori Pëllumb Thaqi bën të ditur se punime për sistemimin e rrugëve janë kryer edhe në fshatrat e tjerë të kësaj njësie.Lexo edhe:Gjirokastra jashtë sezonit turistik, bizneset mbyllin dyert dhe turistët përballen me mungesën e Google Maps Krahas mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese, një tjetër ndërhyrje e rëndësishme për Bashkinë Has mbetet asfaltimi i aksit Pogaj–Kishaj–Cahan, i cili konsiderohet prioritet për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës së banorëve. Ndërkohë, përgjegjësi i rrugëve rurale, Izet Malaj, thotë se po merren masat për të siguruar kalueshmërinë dhe qarkullimin pa ndërprerje në të gjitha akset rurale. Në total, Bashkia Has administron rreth 270 kilometra rrugë rurale në njësitë administrative Golaj, Fajzë, Gjinaj dhe Krumë, ku sistemimi dhe mirëmbajtja e tyre mbeten ndër prioritetet për përmirësimin e lidhjes së fshatrave me qendrat administrative.