Lajme Zone
Kokaina nga Kolumbia, paratë nga parajsat fiskale/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 2 milionë euro
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kokaina nga Kolumbia, paratë nga parajsat fiskale/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 2 milionë euro

Sipas SPAK, pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi ndodhen në Tiranë dhe Durrës dhe përfshijnë 11 apartamente, tri njësi tregtare dhe dy garazhe. Konkretisht, në Tiranë janë identifikuar tri apartamente dhe dy garazhe, kryesisht në rrugën “Shinasi Dishnica”, ndërsa në Durrës bëhet fjalë për tetë apartamente dhe tri njësi tregtare, të vendosura në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit.

Godina e SPAK Apartamente, garazhe dhe njësi tregtare në Tiranë e Durrës janë në shënjestër të Prokurorisë së Posaçme. Hetimet kanë zbuluar edhe transferta prej mbi 400 mijë eurosh dhe 42 mijë dollarësh nga vende të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale… Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet pasurore ndaj Nikolin dhe Klevent Gjolenës dhe personave të lidhur me ta, duke kërkuar në Gjykatën e Posaçme konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme, me vlerë tregu mbi 2 milionë euro. Kërkesa është dorëzuar më 6 nëntor 2026 dhe lidhet me procedimin pasuror nr. 5 të vitit 2025, të regjistruar ndaj dy shtetasve dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta.

Sipas SPAK, pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi ndodhen në Tiranë dhe Durrës dhe përfshijnë 11 apartamente, tri njësi tregtare dhe dy garazhe. Konkretisht, në Tiranë janë identifikuar tri apartamente dhe dy garazhe, kryesisht në rrugën “Shinasi Dishnica”, ndërsa në Durrës bëhet fjalë për tetë apartamente dhe tri njësi tregtare, të vendosura në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit.

Transferta nga parajsat fiskale për financimin e pasurive

Një nga gjetjet kryesore të hetimit pasuror lidhet me burimin e financimit të pronave. Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë hetimeve janë identifikuar pesë transferta monetare, në vlerën totale prej 404.733 eurosh dhe 42.942 dollarësh amerikanë.

Këto transferta janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

SPAK dyshon se këto shuma janë përdorur për financimin e disa prej pasurive për të cilat tashmë kërkohet konfiskimi.

Nga ekspertimi kontabël dhe veprimet hetimore, Prokuroria ka arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të mbështetura në indicie, për mungesën e burimeve të ligjshme të financimit të pasurive.

Sipas organit të akuzës, Nikolin dhe Klevent Gjolena, si dhe personat e lidhur me ta, nuk kanë arritur të vërtetojnë ligjshmërinë e të ardhurave të përdorura për krijimin e këtyre pasurive.

Nga sekuestrimi i 485 kilogramëve kokainë te hetimi pasuror

Hetimi pasuror lidhet me procedimet penale të regjistruara ndaj Nikolin dhe Klevent Gjolenës, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Çështja e ka zanafillën më 24 nëntor 2022, kur në fshatin Frakull e Madhe të Fierit u sekuestruan 485,5 kilogramë kokainë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial, e transportuar nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Për këtë çështje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 26 qershor 2024, shpalli fajtor Nikolin Gjolenën për akuzat e ngritura ndaj tij, duke e dënuar përfundimisht me 11 vjet e 4 muaj burgim.

Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 30 dhjetor 2024.

Pasuritë u blenë për rreth 1 milion euro, sot vlejnë mbi 2 milionë

Sipas SPAK, vlera totale e 16 pasurive, bazuar në kontratat e blerjes, rezulton rreth 1 milion euro.

Megjithatë, referuar çmimeve aktuale të tregut, vlera e tyre përllogaritet në mbi 2 milionë euro.

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e këtyre pasurive në zbatim të ligjit antimafia, që parashikon masa parandaluese ndaj pasurive për të cilat ekzistojnë dyshime se janë krijuar nga burime të paligjshme.

Tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do të vendosë nëse plotësohen kushtet ligjore për konfiskimin e 16 pronave.

Njoftimi nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 6 nëntor 2026, i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit pasuror nr. 5 të vitit 2025. Kërkesa për gjykim është paraqitur ndaj shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, si dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta, në zbatim edhe të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar fillimisht procedimet penale nr.141/2022 dhe 141/1.1 të vitit 2026, në ngarkim të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Këto procedime penale lidhen me sekuestrimin, më datë 24.11.2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier, të një sasie prej 485,5 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial të trafikuar nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Me vendimin nr. 39, datë 26.6.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur deklarimin fajtor të shtetasit Nikolin Gjolena, për të gjitha akuzat që i atribuoheshin, duke e dënuar përfundimisht me 11 vjet e 4 muaj burgim. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin nr. 58, datë 30.12.2024. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se pasuritë objekt kërkese për konfiskim janë drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, si dhe personave të lidhur me ta, sipas nenit 3, të ligjit 10192/2009. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në emër të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, familjarëve të tyre si dhe personave të lidhur me ta, janë identifikuar ndër të tjera dhe 16 pasuri të paluajtshme të llojeve “njësi”, “apartamente” dhe “garazhe” të ndodhura në Tiranë dhe Durrës, (3 apartamente, 2 garazhe në Tiranë), (3 njësi dhe 8 apartamente në Durrës). Më konkretisht:

1. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 75.7 m2, ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica” Tiranë,

2. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 69,8 m2, me vlerë 48,860 euro, ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë,

3. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 68.85 m2, e ndodhur në ZK 8130, Tiranë,

4. Pasuri e llojit “Garazh” me sipërfaqe 40,3 m2 ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

5. Pasuri e llojit “Garazh”, me sip. 40,3 m2 ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

6. Pasuri e lloji “Njësi tregtare” me sipërfaqe 165 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

7. Pasuri e llojit “Njësi tregtare” me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

8. Pasuria e lloji “Njësi tregtare” me sipërfaqe 60 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

9. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 91.6 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

10. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 88.5 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

11. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 76.8 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

12. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 76 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

13. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 71.2 m2 ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

14. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 70 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

15. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 62 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës

16. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 60.5 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit ka rezultuar se, për financimin e disa prej pasurive objekt i kërkesës për konfiskim, janë kryer pesë transferta monetare në shuma të konsiderueshme, në vlerën prej 42.942 USD dhe 404.733 euro. Transfertat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe të rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

Për sa parashtruam më sipër, bazuar në tërësinë e veprimeve hetimore dhe mandej në aktin e ekspertimit kontabël është konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në indicie, se shtetasit Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena dhe personat e lidhur me ta, nuk arritën që të vërtetojnë ligjshmërinë e të ardhurave që janë përdorur si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme.

Vlera totale e pasurive objekt kërkese për konfiskim, sipas periudhës së nënshkrimit të kontratave shkon përafërsisht në shumën prej 1,000,000 Euro, ndërsa vlera e këtyre pasurive referuar çmimit të tregut, arrin në shumën prej mbi 2.000.000. /Pamfleti/ gjolena spak pasuri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Pretenduan se Urim Fiku u sulmua nga ariu, nënë e bir mohojnë vrasjen në gjykatë: S’kemi lidhje me ngjarjen 6 Nëntor 2026, 15:1615:16Kronike Vrau ish-partneren dhe burrin e saj, arrestohet pas 6 vitesh arrati 44-vjeçari shqiptar në Athinë 6 Nëntor 2026, 14:5014:50Kronike Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, humb jetën një tjetër elektriçist në Dibër 6 Nëntor 2026, 14:3914:39Kronike Shtatë nxënëse e akuzojnë për ngacmim seksual, arrestohet mësuesi 35-vjeçar në Vlorë 6 Nëntor 2026, 14:2214:22Kronike Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli i ul dënimin Ilir Beqarajt 6 Nëntor 2026, 14:0414:04Kronike Pastrim parash dhe mashtrim, biznesmenit Giovanni Telesco i sekuestrohen 10 milionë euro pasuri 6 Nëntor 2026, 12:2612:26Kronike