Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

LIVE- Sot protesta e 89! Arrestimi i Agasit, Bulevardi oshëtin nga thirrjet: O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!


Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 89-të qytetare kundër qeverisë.

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 89-të qytetare kundër qeverisë. Gjatë marshimit përgjatë bulevardit, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes thirrjeve për “revolucion” dhe dorëheqje, protestuesit kanë brohoritur në kor edhe: “Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!” Kjo thirrje vjen një ditë pas arrestimit të Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim prej rreth tetë muajsh nga SPAK. Protestuesit vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi dhe të mbahen fjalimet e qytetarëve. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta