Lajme Zone
Live/ Sot dy protesta kombëtare në kryeqytet / Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, PD mbërrin në Rrugën e Durrësit, priten me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Live/ Sot dy protesta kombëtare në kryeqytet / Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, PD mbërrin në Rrugën e Durrësit, priten me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”

Sot do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe studentët, në vijim të tubimeve të ditëve të fundit në Tiranë.

Sot do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe studentët, në vijim të tubimeve të ditëve të fundit në Tiranë. Studentët kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa në mbështetje të tyre do të jetë edhe Partia Demokratike.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.

Studentët kanë njoftuar gjithashtu se në orën 14:00 do ta vijojnë protestën para Kryeministrisë.

Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta. Në tubimet e mëparshme janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në këtë marshim. Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD.

Pasi qëndruan rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë protestuesit demokratë me në krye deputetët e opozitës u nisën Ministrisë së Arsimit

Sapo protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës kanë mbërritur në hyrje të Rrugës së Durrësit, janë pritur me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ka pasur edhe një përplasje me një protestues, i cili ka kërkuar që të largoheshin deputetët e opozitës. 14:08

“Jo deputetët, vetëm protestuesit”/ Studentët krijojnë kordon për të penguar demokratët, militantët e PD-së përgjigjen: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Aktualitet 13:54

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve dhe militantëve të PD-së: Opozita jemi ne

Aktualitet 13:42

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

Aktualitet 13:40

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Dy protestues të vegjël të maskuar ulen këmbëkryq para efektivëve, një tjetër valëvit flamurin shqiptar pas tyre

Aktualitet 13:22

“Ne kemi qenë çdo ditë në krah të studentëve”/ Noka: Protesta e Flamingove u asgjësua nga Rama, koha e tregoi se disa u blenë si derrat

Politikë Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë 12:15

1500 forca policie për protestën e sotme/ Situatë e qetë para Ministrisë së Arsimit, masa edhe te Kryeministria

Aktualitet 11:56

Jo vetëm Shkodra, edhe demokratët e qarkut të Beratit nisen drejt protestës së thirrur sot nga PD në kryeqytet

Politikë 11:29

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Politikë Top Channel