Lajme Zone
LIVE/ Shtohen zjarret në vend, shkon në 18 numri i vatrave aktive. Katër fshatra të Tiranës me prezencë të flakëve, situatë e vështirë në Lurë
KulturëTop Channel

LIVE/ Shtohen zjarret në vend, shkon në 18 numri i vatrave aktive. Katër fshatra të Tiranës me prezencë të flakëve, situatë e vështirë në Lurë

Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kyç në intensifikimi e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë janë vënë në kontroll në vendin tonë.

Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kyç në intensifikimi e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë janë vënë në kontroll në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka informuar rreth situatës së zjarreve në vendin tonë deri në orën 20:00, ku gjatë ditës janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri. Aktualisht janë nën vëzhgim 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.

Për përballimin e situatës vijon një angazhim i gjerë dhe i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Tiranë, puna vijon në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër, me angazhimin e MZSH, ADZM, vullnetarëve dhe mbështetje ajrore nga FA. Pavarësisht terrenit dhe përhapjes së mëparshme, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Krujë, ndërhyrja e forcave operacionale dhe e FA-së, e mbështetur nga 1 helikopter, ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit në lagjen Abaze nën kontroll, ndërsa në Bojë, Krastë dhe Halil nuk raportohen më vatra aktive.

Angazhimi më i madh vijon në Gurë-Lurë, Dibër, ku janë përqendruar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Falë ndërhyrjes së koordinuar është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre, ndërsa puna vijon në dy drejtimet e tjera. Në Qafën e Helmes operojnë gjithashtu MZSH, forca bashkiake dhe të njësisë administrative Selishtë.

Në Përmet, vijon puna në Nëmerçkë dhe Dhëmbel, në terren të vështirë, por pa rrezik për zonat e banuara.

Në Moravë, Devoll, ndërhyrja e MZSH ka bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll.

Në Trojë, Mirditë, operacionit i janë bashkuar edhe 30 efektivë të FA-së, krahas MZSH, forcave bashkiake, policisë dhe vullnetarëve.

Në Shkodër vijon puna në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, ku kjo e fundit po shkon drejt izolimit dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Kryezi është nën kontroll.

Në Elbasan vijojnë operacionet në Dardhë, Lugaxhi dhe Shalës; në Lugaxhi janë angazhuar MZSH, pyjorja, ASHP, forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, pa rrezik për zonat e banuara të mbështetur nga Forcat e Armatosura.

Ndërkohë, në Finiq, vatrat në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll, duke reflektuar efektivitetin e ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri. Izolohet plotësisht zjarri në Mallakastër, nën monitorim zonat Drenie-Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqar

Aktualitet Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt zonës së banuar, zjarrfikësit në terren

Aktualitet “Janë djegur rreth 20 hektarë”/ Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR: Shumica janë pyje, ka dëme edhe në ullishte e vreshta

Aktualitet Zjarri në Priskën e Madhe mbetet jashtë kontrollit, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar, pyjet e dendura dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve

Aktualitet “Nisi në pyjet e Priskës dhe e favorizoi era”/ Zjarri në juglindje të Tiranës, banori: U përhap rreth orës 4 të mëngjesit, erdhëm menjëherë

Aktualitet Situatë alarmante nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

Aktualitet Zjarri në Priskën e Madhe merr përmasa të mëdha, një shtëpi e djegur dhe familje të evakuuara. Shkrumbohet sipërfaqe e madhe pyjesh dhe ullishtesh

Aktualitet Zjarret në qarkun e Dibrës nuk ndalen, flakët i afrohen banesave. Rreth 100 forca në terren, ndërhyhet edhe nga ajri

Aktualitet Zjarret në Lezhë, vatra në Vilëz mbahet nën monitorim, vijon ndërhyrja në Mirditë

Aktualitet Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në disa qarqe të vendit

Aktualitet Riaktivizimi i zjarrit në Abazë të Krujës, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve

Aktualitet Flakët në Krujë, Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura në terren, po punojmë për mbrojtjen e banorëve

Aktualitet Zjarret në Shkodër, nën kontroll disa vatra, vijon operacioni për shuarjen e flakëve në Vaun e Dejës

Bota Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerohet, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve Zjarret në Tiranë dhe Dibër/ Flakët në Abaze 10 metra nga banesat, ndërhyrje edhe nga ajri

Aktualitet Top Channel