Bjellorusia 0-0 Shqipëria Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajnerët kanë përcaktuar 11 futbollistët që do të zbresin nga minuta e parë, në takimin që mbahet në Budapest. Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup, ndërsa për këtë objektiv i mjafton edhe një barazim. Kuqezinjtë vuajnë mungesën e sulmuesit Ernest Muçi, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Sfida arbitrohet nga kroati Igor Pajac. FORMACIONET ZYRTARE Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Barkovski.
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.
Minutë pas minute: 2- Qazim Laçi nuk realizon nga fare pranë. Mundësi ideale.
1- Nis ndeshja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

