Ka nisur edhe këtë të shtunë marshimi drejt Kryeministrisë.
Sot ashtu siç ishte paralajmëruar në Tiranë ka ardhur edhe diaspora, duke i dhënë protestës një fuqizim dhe masivizim.
Në kor, si çdo ditë ata po përsërisin thirrjet:”Shqipëria kërkon revolucion”, “Dorëheqje”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg Berisha në burg” dhe thirrje të tjera që kanë shoqëruar protestën prej dy muajsh.
Sipas njoftimeve të shpërndara nga komunitetet e diasporës në rrjetet sociale, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.
“Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, thuhet në apelin e tyre. Organizatorët kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të madhe duke e cilësuar atë si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, ndërsa theksojnë se pjesëmarrja e diasporës do të jetë një element kyç i tubimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
