Shqipëria 2-0 Bjellorusia Shqipëria dhe Bjellorusia përballen në kuadër të Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët. Trajneri i kuqezinjve, Maran do luajë me më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme. Ndeshja nis në orën 20.45 dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Barrott. FORMACIONET ZYRTARE: Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj. Bjellorusia: Lapoukhov, Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Ebong, Selyava, Gromyko, Malashevich, Kontsevoi, Barkovski. Minutë pas minute:
56- Seferi protagonist, por nuk shënon dot. Gabon përballë portierit.
46- Fillon pjesa e dytë.
45- Mbyllet fraksioni!
45- Vjen goli i dytë. Realizojmë me Muçin. 33- Penallti e fituar nga Gjimshiti. Kuqezinjtë realizojnë me Asllanin. 16- Tenton Seferi me kokë, por pa rezultat.
7- Shpëton Shqipëria, pranë golit mysafirët. 5- Shqipëria “flirton” me golin me anë të Manaj. Rast i mirë.
1- Nis ndeshja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

