Shqipëria luan ndeshjen e dytë në fazën e grupit të Nations League, teksa në transfertë përballet me San Marinon. Tre pikët nuk duhet të jenë të diskutuara në këtë përballje, teksa ekipi i Maran kërkon një fitore bindëse përballe përfaqësueses më të dobët në renditjen e FIFA-s.
Rolando Maran ka bërë ndryshime të shumta në 11-shen titullarë, teksa në portë aktivizohet Sherri, ndërsa mbrojta do të përbehet nga Sina dhe Mitaj në krah, ndërsa qendra nuk ka ndryshuar, me Gjimshitin dhe Ismajlin.
Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu, i cili zëvendëson Ramadanin, ndërsa Mehmeti do të jetë më i avancuar, i mbështetur nga krahët nga Muçi dhe Uzuni. Maja e sulmit nuk ka ndryshuar me Manajn që do të marrë përsipër repartin ofensiv.
Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë hungarezi Mihaly Kapraly, ndërsa takimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATI LIVE San Marino-Shqipëri 0-3
Mehmeti 21′, Uzuni 27′, Manaj 65′
MINUTË PAS MINUTE
65’ Goool Shqipëria 0-3! Rey Manaj arrin të finalizojë pas dy tentativave si duhet një aksion të kuqezinjve, që kërkojnë ta kthejnë në festival golash. (Video)
64’ Zbritje e shpejtë e Muçit, që shërben për Manajn, i cili godet dhe ndalet nga portieri.
56’ San Marino i afrohet golit, pot pritja vendimtare e Sherrit i mohon ngushtimin e diferencës miqve.
46′ Nis pjesa e dytë, Maran nxjerr Gjimshitin dhe aktivizon Kumbullën.
45′ Mbyllet pjesa e parë.
44’ Mehmeti tregohet edhe një herë i rrezikshëm, por gjuajtja e tij devijohet nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdon të këmbëngulë për golin e tretë.
27’ Goool Shqipëria 0-2! Të pandalshëm kuqezinjtë, që shënojnë të dytin me Myrto Uzunin, i cili shtyn në rrjetë topin e kthyer nga portieri pas gjuajtjes së Manajt. (Video)
21’ Goool Shqipëria 0-1! Manaj e ul me kokë dhe Anis Mehmeti përfiton nga një hezitim në zonë dhe tund rrjetën për të kaluar kuqezinjtë në avantazh. (Video)
21’ Goditjet nga distanca shihet të jenë zgjidhja e momentit. Shehu tenton nga distanca, pret portieri.
18’ Goditje e Muçit drejt kuadratit, devijohet nga mbrojtja dhe përfn jashtë.
15’ Asllani tenton me një gjuajtje nga distanca, kalon ngjitur me shtyllën, pa mundur të gjejë kuadratin.
12’ Muçi filtron mirë në zonën e San Marinos, por finalizimi është diçka mes krosit dhe gjuajtjes, përfn jashtë portës kundërshtare.
1′ Nis ndeshja në San Marino.
FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel

