Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë në protestën e 67-të kundër qeverisë. Menjëherë pas mbylljes së adresimeve, protestuesit kanë nisur marshimin, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit. Në përfundim të tubimit, aktivisti Edison Lika u dha një mesazh të pranishmëve me fjalët: “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vazhdimin e protestës nesër edhe në ditët në vijim. Qytetarët vijojnë rezistencën prej 67 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë derisa kjo kërkesë të realizohet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
