Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

LIVE- Qytetari i drejtohet Ramës nga protesta: Shqipëria është e Zotit dhe e mikut, jo e djallit dhe armikut. SHBA dhe BE t’i kërkojë dorëheqjen


Një qytetar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, duke komentuar një deklaratë të mëparshme të tij lidhur me mikpritjen shqiptare.

Një qytetar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, duke komentuar një deklaratë të mëparshme të tij lidhur me mikpritjen shqiptare. Gjatë fjalës së tij, protestuesi tha se Shqipëria është vend i mikpritjes, por jo vend për ata që, sipas tij, dëmtojnë interesat e qytetarëve. “Ky zoti tha: ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’. Unë i them se Shqipëria është vërtet e Zotit dhe e mikut, por jo e djallit dhe e armikut”, u shpreh ai.

Më tej, qytetari u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që, sipas tij, të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. “Amerika dhe SHBA t’i kërkojnë dorëheqjen këtij dhe të mos lejojnë që të tallet me popullin”, deklaroi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta