Fëmijët priren të kapin dhe të hanë atë që shohin, gjë që mund t’i bëjë kopshtet të rrezikshme për shkak të gjembave ose të disa bimëve toksike. Krijoni pesë zona të veçanta në hapësirën tuaj për të maksimizuar kënaqësinë që fëmija juaj mund të ketë në kopsht, me barishte dhe lule që mund t’i këpusë dhe t’i zbulojë.Lexo edhe:Nesër eklipsi i plotë diellor, ja ku mund të shihet Mbillni pesë zona të dallueshme: - një zonë për lojëra - një kopsht me bimë të ngrënshme - shtretër me lule - një kopsht aromatik dhe me barishte - një zonë të pestë, të veçantë - Krijimi i hapësirës për lojë dhe kopshtari Zona juaj e lojërave përbëhet kryesisht nga një gjë: sa më shumë hapësirë të hapur që të jetë e mundur për të luajtur dhe për një gropë rëre, trampolinë e të ngjashme, thotë fushata gjermane Safe Home (DSH). Në këtë zonë duhet të keni vetëm bimë jo toksike, prandaj sigurohuni që pranë skajeve të gropës së rërës ose trampolinës të mos ketë shkurre me manaferra helmuese ose gjemba. Sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më e madhe duhet të jetë zona e lojërave. Në kopshtin tuaj me fruta e perime për të ngrënë, mbillni lloj-lloj bimësh të ngrënshme idealisht ato që fëmijët mund t’i identifikojnë në mënyrë të sigurt, si luleshtrydhet. Kujdesuni që të hiqni rregullisht frutat e rëna në tokë, përndryshe ato mund të tërheqin grerëzat ose të kalben dhe të bëhen burim rreziku për rrëshqitje. Për kopshtin aromatik dhe me barishte, zgjidhni barishte që janë rezistente, rriten shpejt dhe janë të përshtatshme për t’u këputur, shijuar dhe përdorur së bashku në kuzhinë. Këto mund të jenë melisa dhe kalendula e ëmbël. Mbani parasysh se barishtet që përmbajnë vajra esencialë intensivë mund të shkaktojnë irritim të lëkurës te fëmijët e ndjeshëm, siç është rigoni, thotë DSH. Shtretërit me lule i shtojnë ngjyrë kopshtit dhe këtu të vegjlit mund të mbjellin fara, të ujisin dhe të këpusin lule – idealisht bimë zbukuruese që kërkojnë pak mirëmbajtje. Luledielli, dahliat, manushaqet dhe kalendulat nuk janë toksike. Kur gardhet kanë kuptim Zona juaj e pestë është vendi për një ose dy bimë problematike. Ndërtoni një gardh të vazhdueshëm dhe gjithçka që nuk duhet të përfjë në duart e fëmijëve mund të rritet dhe të përhapet lirshëm. Megjithatë, edhe në një zonë të rrethuar me gardh, duhet të shmangni bimë shumë helmuese, si digitalisi ose akoniti, thotë DSH. Mbani parasysh se nuk janë vetëm bimët helmuese ato që janë të ndaluara në një kopsht të përshtatshëm për fëmijët. Burimet e ujit ose veglat e kopshtit të lëna përtokë mund të jenë gjithashtu të rrezikshme. Mbajini gjithmonë veglat e kopshtit larg fëmijëve. Rrethojini gjithashtu pellgjet e kopshtit dhe pishinat me një gardh të paktën 1 metër të lartë./DPA News

