Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve në zonën përreth. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.Lexo edhe:Rrufeja godet një tufë bagëtish në Derdush të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë Situata në terren vijon të monitorohet, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e zjarrit vazhdon. Ende nuk ka një bilanc të plotë mbi sipërfaqen e prekur dhe dëmet e shkaktuara. Autoritetet po ndjekin zhvillimet për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

