Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik. Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen. Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:10, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët.
Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë.
Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, ata kishin mbërritur sot në fshatin Domen, në shtëpinë e vjetër të familjes, pasi ata jetonin në Shkodër, me qëllimin për ta riparuar dhe për të bërë disa punime. Detaje nga tragjedia në Shkodër/ Viktimat ishin kthyer nga Gjermania për pushime, policia gjen bombol gazi dhe shishe benzine në banesën e vjetër, dyshohet se…
Aktualitet Tragjedia me tre viktima në Postribë, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllimi familjes
Aktualitet Zjarri në banesën në Shkodër, reagon Policia: Dyshohet se ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç Shkrumbohet banesa në Shkodër, dyshohet për viktima, nëna me dy fëmijët ndodheshin brenda në shtëpi
Aktualitet Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët Top Channel

