Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe sot në protestën e 41, ata kërkojnë qeveri teknike dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku me pankarta dhe fjalime në podium, ritheksuan kërkesat e parashtruara përgjatë këtyre javëve.
Më pas, protestuesit si zakonisht, pas mbi 2 orësh fjalime e thirrje, kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Top Channel

