Lajme Zone
LIVE/ Protestë pa dhunë, mungojnë “maskat”. Tubuesit refuzojnë dialogun me Ramën, grisin letrat dhe hedhin karriget. Përballen me drejtoreshën e MIA-s
PolitikëTop Channel

LIVE/ Protestë pa dhunë, mungojnë “maskat”. Tubuesit refuzojnë dialogun me Ramën, grisin letrat dhe hedhin karriget. Përballen me drejtoreshën e MIA-s

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh “dialog”.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh “dialog”. Teksa ka nisur protesta, studentët kanë marshuar para Kryeministrisë dhe i kanë grisur letrat në fjalë dhe kanë rrëzuar karriget. Gjithashtu kanë patur dhe një përballje me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa.

“Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre. Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa. “Jep llogari përse policia dhunon studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, u shpreh një nga protestuesit kundrejt drejtoreshës së agjencisë për Media dhe Informim.

Përditësimi i ngjarjeve, orë pas ore: 12:04

Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë, u bashkohet edhe një tjetër grup protestuesish. Mungojnë “maskat”

Aktualitet 11:52

Kontrolle telefonash pa vendim gjykate dhe pretendime për dhunë, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës

Aktualitet 11:50

VIDEO/ U sulmua dhe u dogj gjatë protestave të dhunshme, pamje nga Ministria e Arsimit plotësisht e dëmtuar

Aktualitet 11:36

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve, juristja dorëzon në SPAK kallëzim ndaj kryeministrit Rama dhe kryepolicit Hita

Aktualitet Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS-së: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit, të miturit të mos përdoren ‘mish për top’ 11:15

Pedagogët ndalen para karrigeve për dialog, grisin letrat e vëna nga Rama dhe përballen me drejtoreshën e MIA-s

Lajme 10:53

Pedagogët në marshim kundër dhunës ndaj studentëve: Të mblidhemi çdo ditë në 10:00

Aktualitet 09:35

Rama vendos karrige para kryeministrisë me thirrjen për dialog: Jam në dispozicion, të mirëpritur nuk janë ata që bëjnë dhunë

Politikë 09:27

Pas protestave të dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion të nxënësve dhe familjeve

Aktualitet 09:02

“Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Gjykata ka lënë për të dëshiruar, të gjitha arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme

Politikë 08:48

“Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama për protestën: Me gurin keni vetëm dy mundësi, këmbët e shpejta ose…

Politikë 08:42

‘Monopolin e forcës në demokraci e ka shteti’, Rama sjell shembuj nga Evropa për policët dhe protestuesit e lënduar

Aktualitet 08:29

“Janë plagosur më shumë policë sesa protestues”/ Rama në Ministrinë e Arsimit: Drejtorët e gjimnazeve me ditar gjatë protestave, pushteti nuk merret me dhunë

Politikë Top Channel