Lajme Zone
LIVE-Protesta e 67-të/ Qytetarët para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
PolitikëSyri

LIVE-Protesta e 67-të/ Qytetarët para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Martesat po zgjasin gjithnjë e më pak në Elbasan. Gjatë vitit 2025, rreth 645 çifte i janë drejtuar gjykatës për t’i dhënë fund martesës, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 591 raste.

Martesat po zgjasin gjithnjë e më pak në Elbasan. Gjatë vitit 2025, rreth 645 çifte i janë drejtuar gjykatës për t’i dhënë fund martesës, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 591 raste. Të dhënat zyrtare tregojnë një tendencë në rritje të kërkesave për zgjidhje martese në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.Lexo edhe:Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik Por shifrat mund të jenë edhe më të larta. Sipas avokatëve që trajtojnë prej vitesh çështjet familjare, numri i divorceve të shqyrtuara në gjykatën e Elbasanit gjatë një viti mund të arrijë deri në 1000 raste. Gratë rezultojnë të jenë ato që depozitojnë më shumë kërkesa për divorc. Sipas avokatit Demir Çiftja, ndër shkaqet kryesore që çojnë në prishjen e martesave janë dhuna, problemet ekonomike dhe humbja e respektit mes bashkëshortëve. Një tjetër ndryshim lidhet me kohën e shqyrtimit të këtyre çështjeve. Plotësimi i vakancave në gjykatën e Elbasanit me gjyqtarë ka ndikuar në përshpejtimin e procedurave. Në rastet kur çifti nuk ka fëmijë, divorci mund të përfjë brenda rreth një muaji. Edhe pse është vënë re një rritje e lehtë e kërkesave nga gratë me status më të ulët social, në gjykatë vijojnë të dominojnë kërkesat e grave ekonomikisht të pavarura. Shifrat e vitit 2025 tregojnë kështu se divorci po kthehet në një realitet gjithnjë e më të pranishëm në familjet e qarkut të Elbasanit, ndërsa problemet ekonomike, dhuna dhe krisja e marrëdhënieve mes bashkëshortëve mbeten ndër faktorët kryesorë që i çojnë çiftet drejt ndarjes.