Lajme Zone
LIVE-Protesta e 67-të/ Qytetarët para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
PolitikëSyri

LIVE-Protesta e 67-të/ Qytetarët para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Sektori Rinia, një nga zonat më të frekuentuara turistike të bregdetit të Durrësit, po përballet me problematika të shumta në kulmin e sezonit turistik. Mbeturinat, një kanal i tejmbushur që përhap erë të rëndë, trotuaret e bllokuara dhe mungesa e mirëmbajtjes kanë sjellë reagimin e banorëve dhe pushuesve, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Sektori Rinia, një nga zonat më të frekuentuara turistike të bregdetit të Durrësit, po përballet me problematika të shumta në kulmin e sezonit turistik. Mbeturinat, një kanal i tejmbushur që përhap erë të rëndë, trotuaret e bllokuara dhe mungesa e mirëmbajtjes kanë sjellë reagimin e banorëve dhe pushuesve, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. SYRI TVLexo edhe:Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik Edhe pse Sektori 'Rinia' mbetet një nga zonat turistike më të frekuentuara të bregdetit të Durrësit, pushuesit po përballen me një sërë problematikash që dëmtojnë imazhin e kësaj zone. Në kulmin e sezonit turistik, kur mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, por edhe nga Tirana dhe Durrësi, zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet, ata detyrohen të përballen me erën e rëndë që vjen nga grumbullimi i mbeturinave dhe nga një kanal i tejmbushur, i cili, sipas banorëve, nuk është pastruar prej kohësh. Problemet nuk mbarojnë këtu. Trotuaret janë të bllokuara nga ferrat, ndërsa shtyllat e dëmtuara dhe mungesa e mirëmbajtjes krijojnë vështirësi për këmbësorët dhe japin një pamje jo dinjitoze për një zonë turistike. Banorët dhe pushuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanalit, largimin e mbeturinave dhe rehabilitimin e infrastrukturës, me qëllim që Sektori Rinia të ofrojë kushtet që i takojnë një destinacioni turistik gjatë sezonit veror.