Dhjetëra punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në Durrës i janë drejtuar këtë të martë Bashkisë, pas një problematike të evidentuar me pagat mujore. Ata shprehen se prej tre muajsh po u mbahet një përqindje nga pagesa, pa pasur një shpjegim të qartë mbi situatën e krijuar.Lexo edhe:Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE Sipas tyre, shumat e mbajtura variojnë deri në 5 mijë lekë dhe po u mbahen në mënyrë të padrejtë. Ndërkohë, një përfaqësi e tyre ka kërkuar një takim me përfaqësues të autoritetit vendor. Punonjësit kanë deklaruar se, nëse problematika nuk merr zgjidhje, do të protestojnë çdo ditë përpara Bashkisë së Durrësit.

