Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është vendosur në anë të godinës, e autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë. Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare.
Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke lënë 23 persona të plagosur, mes tyre edhe 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy.
Ndërkohë sot, deri tani situata paraqitet e qetë. Top Channel

