Lajme Zone
LIVE/ Përshkallëzohet revolta në Tiranë, sheshi “Skënderbej” kthehet në një “arenë” lufte. Protestuesit hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë, efektivët përgjigjen me plumba gome, ujë dhe gaz
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Përshkallëzohet revolta në Tiranë, sheshi “Skënderbej” kthehet në një “arenë” lufte. Protestuesit hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë, efektivët përgjigjen me plumba gome, ujë dhe gaz

Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe sot nisi grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë ishin me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar e me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Ndërkohë, protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Por pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit. Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë. Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate.

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.

Orë pas ore: 18:01

Mesazhe dashurie në “kohë lufte”, i riu i maskuar i jep sinjale njeriut të zemrës të tij përmes “Shqipëria Live”

Aktualitet Video/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, policia e largon nga turma 17:39

PAMJE/ Nuk ndalen molotovët, protestuesi dhunon me shkop druri policin, i riu hipën mbi autobotin e ujit, ç’po ndodh te sheshi “Skënderbej”

Aktualitet 17:36

Qendra kthehet në “shesh lufte”, protestuesit sulmojnë autobotët me molotovë

Aktualitet 17:28

Tensionet në protestë, policia përdor plumba gome, protestuesit përgjigjen me gurë

Aktualitet 17:17

Përshkallëzohet protesta, hidhen ‘breshëri’ molotovësh drejt Policisë

Aktualitet 17:00

Rriten sërish tensionet te Ministria e Brendshme, policia përdor gaz dhe ujë, protestuesit hedhin gurë

Aktualitet 16:56

U arrestuan gjatë ditës së parë të protestës në Durrës, gjykata lë në arrest shtëpie 4 prej tyre, detyrim paraqitje për 18 të tjerë

Aktualitet 16:40

Policia dhe autobotët krijojnë kordon te Ministria e Brendshme, bllokojnë avancimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Aktualitet 16:39

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Aktualitet 16:36

Kosha në flakë në mes të rrugës, barriera metalike, paralizohet qarkullimi i mjeteve në zonën e Unazës, protestuesit gjuajnë me gurë një makinë

Aktualitet 16:29

Situatë e tensionuar në Tiranë e sirena policie që s’pushojnë, qëllohet sërish me plumba gome drejt protestuesve të dhunshëm

Aktualitet 17:16

“Kush çon mesazhe me gurë dhe maska do më ketë përballë”, Rama: Ftoj protestuesit për dialog në Kryeministri apo fakultet

Aktualitet 16:28

Protestuesit bllokojnë rrugët me barrikada hekuri dhe kazanë plehrash në flakë, autoboti vijon lëvizjen

Aktualitet 16:23

“Nuk ka humbje jete”/ Ministria e Shëndetësisë reagon për të lënduarit në protestë: Një polic, një minoren dhe një përfaqësues i medias

Aktualitet 16:16

Kaos te Bulevardi, protestuesit ‘breshëri’ fishekzjarrësh, policia avancon drejt tyre duke nxjerrë autobotin para

Aktualitet 16:11

Pas përballjes verbale me policinë, protestuesja humb ndjenjat, u hodh ujë dhe gaz lotsjellës

Aktualitet 16:10

Protesta në kryeqytet, Rama anulon takimin me kancelarin austriak, Christian Stocker

Aktualitet 15:55

Skenë ‘lufte’ në Bulevard, protestuesit rrokullisin drejt policisë blloqet e mëdha të betonit, ata mësyjnë me ujë e gaz lotsjellës

Aktualitet 15:48

Tensionet te Kryeministria, ndërhyn FNSH, futen në lokal për shoqërimin e protestuesit, e shpëtojnë klientët

Aktualitet 15:32

Nis përplasja te Kryeministria, protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Aktualitet 15:30

Pas sulmit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

Aktualitet 14:53

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së, brenda ndodheshin disa persona të maskuar dhe me shkopinj, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Aktualitet 14:39

Shpërndahen në grupe protestuesit, të rinjtë i vënë flakën koshave në mes të rrugës

Aktualitet 14:32

Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe “blindon” hyrjet

Aktualitet 14:15

Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar në protestë

Aktualitet 14:10

Pse RENEA doli në protestën pranë Kyeministrisë? Policia e Shtetit: Ka ardhur një telefonatë që mes protestuesve ka njerëz të armatosur që…

Aktualitet 13:56

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë, disa të shoqëruar

Aktualitet 13:51

Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës

Aktualitet 13:51

Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës

Aktualitet 13:43

Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit

Aktualitet 13:25

Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve, lëndohet një gazetare

Aktualitet 13:03

Nisi me këngë e valle, zgjat pak “festa” te Ministria e Arsimit, hidhen mjete piroteknike

Aktualitet 18:02

“Çfarë vjen pas kësaj?”, Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

Aktualitet 13:24

“Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE! Nga Berisha te Rusia e Irani, kush fshihet pas “duarve të huaja”

Politikë Top Channel