Lajme Zone
Live/ Pas përplasjeve me demokratët dhe policinë në rrugën e Durrësit, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë. Hedhin molotovë e fishekzjarrë, autobotet i shpërndajnë
PolitikëTop Channel

Live/ Pas përplasjeve me demokratët dhe policinë në rrugën e Durrësit, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë. Hedhin molotovë e fishekzjarrë, autobotet i shpërndajnë

Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit.

Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit. Qetësia e bulevardit, por edhe e demokratëve, u prish nga ky qytetar, i cili provokoi mbështetësit e PD-së me thirrjet “Berisha në burg”.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Me një parullë ku shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët ua bënë të qartë demokratëve se ishin të paftuar në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Ndonëse nuk ishte student, një qytetar u kërkoi demokratëve të qëndronin larg studentëve.

Kundërpërgjigjja e demokratëve ishte e ashpër. Përzunë dhunshëm edhe qytetarin e dytë që i provokoi.

Deputetët demokratë nuk u larguan, por qëndruan në fund të protestës, duke vëzhguar nga larg mbështetësit që përplaseshin me ata që kërkonin që kryetari i tyre të ishte në burg.

RReth ores 15:40 protestusti u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave, policia u përgjigj me spraj dhe gaz lotsjellës. 17:15

Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve

Aktualitet 17:06

Molotovë te Kryeministria, policia i shuan me autobot, tenton të shpërndajë protestuesit

Aktualitet 16:50

Protestuesit vendosen para Kryeministrisë, nis heqja e gurëve të trotuareve

Aktualitet 16:27

Përleshja vijon edhe përgjatë marshimit, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë në formë cilindri dhe me kosha mbeturinash

Aktualitet 16:16

Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë

Aktualitet 15:50

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, persona të maskuar po hidhnin gurë drejt policisë, ndërhyn autoboti i ujit

Aktualitet 15:47

Protestuesit i vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtyjnë drejt policisë, hidhen edhe sende të tjera, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Aktualitet 15:45

Vijon protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Mbështetësit e PD-së qëndrojnë larg protestës së thirrur nga studentët

Aktualitet 15:21

“E prishët një herë në vitin 1990, ju ka mbaruar koha”/ Përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, përzenë personin që i kundërshtoi

Aktualitet 14:47

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit, debat mes tyre: Çfarë studenteje je ti?

Aktualitet “Largohuni”/ Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve, përplasje fizike mes pjesëmarrësve 14:34

Studentët krijojnë kordon për të mos lejuar PD të afrohet në protestën e tyre, i presin me banderolë: Rama n’burg, Berisha n’burg

Aktualitet 14:28

Video/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia

Aktualitet 14:00

Studentët protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, protestuesit: Poshtë diktatura, Rama n’burg, Berisha n’burg

Aktualitet 14:04

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

Aktualitet Top Channel